• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Viti që riktheu hijet e bandave, Vlora qyteti më i prekur nga ngjarjet mafioze

by A R
30/12/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora ishte qyteti i krimit ndaj personit dhe pronës në vitin 2017.

Prishja e pazareve të drogës apo hakmarrjet e vjetra ishin mes shkaqeve krysore që në 12 muaj lanë pas 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeçar.

5 makina u dogjën apo u hodhën në erë ndërsa disa të tjera u shkrumbuan në rrethana duke lënë pas dyshime, por u trajtuan si ngjarje aksidentale. Në total përgjatë një viti u regjistruan 15 ngjarje kriminale.

Seria nisi me 29 Janar me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt dhe i fundit u regjistrua më 20 dhjetor me djegien e një makine.

Vrasja e parë u regjistrua në 9 shkurt, kur Klodian Pashaj dyshohet se vrau Arlind Lulushin. Më 10 prill në zonën e Skelës u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti, ngjarje e cila mbetet ende e pazbardhur.

10 ditë më pas Ergys Gjioveshaj u vra dhe 4 persona të tjerë u plagosën në një lokal në Vlorë, autori i dyshuar i krimit u identifkua si Aranit Kondi.

Më 24 maj në zemër të Vlorës u shënua vrasja e dyfishtë e biznesmenit Erven Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE Roland Saliu. Ngjarja e rëndë mbtete e pa zbardhur

26 qershori ishte një mbrëmje kriminale në Vlorë, ku Fatjon Sinanaj u vra dhe pak minuta më vonë një makine në pronësi të Elton Ismailajt i vunë eksploziv.

33 ditë më vonë Vlora u përgjak sërish. Renato Omeri u vra në Lungo Mare në një kohë kur zona ishte e mbipopulluar. Në atë kohë u fol për zinxhir atentatesh dhe disa pista që mund të çonin tek autorët, por vrasja e 37 vjecarit mbetet e pazbardhur

Më 1 tetor u regjistrua një tjetër atentat. Ferdinald Llanaj, i biri 8 vjeçar dhe Dritan Begaj mbetën të plagosur nga breshëria  e plumbave që sipas hetimeve sërish erdhën si pasojë e hakmarrjeve të vjetra

Tre muajt e fundit të vitit 2017 kishin në qendër makinat, ku në qendër ishin edhe vete mjetet e unformave blu të qytetit bregdetar

Më 21 nëntor u dogj makina e  Zihni Zenelaj, inspektor policie në Babicë të Vlorës, zonë që këtë vit u bë e famshme pas sekuestrimit të sasive të mëdha të drogës

Por ngjarja e 27 nëntorit 2017 i ndërthuri të dyja. Rreth 500 gram eksploziv shpërthue në një automje duke lënë të plagosur rëndë 25 vjecarin Ines Hajrulla. Ai mori plagë të rënda dhe për pasojë të shpërthimit humbi edhe një gjymtyrë. Policia e cilësoi objektivin si persone me precendentë penalë dhe pavarësisht pistave të ngritura ngjarja mbetet ende pa autor.

Ndërsa më 16 dhjetor zbulimi një i sasie eksplozivi të vendosur poshtë makinës së Endrit Sabadinaj shmangu një tragjedi të mundshme./OraNews

Next Post
Inter dhe Lazio ndahen në paqe

Inter dhe Lazio ndahen në paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In