• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Viti i zi 1997/ Vrasjet më të egra të Altin Dardhës dhe si grabisnin bankat në mes të ditës

by Java News
06/08/2022 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ferdinand Dervishi

…Zhurma e lajmeve që mbërrinin nga Tirana, duket e shkund dhe e vë në lëvizje Bandën e Beratit. Dokumentohet se saktësisht në këtë periudhë, Altin Dardha dhe tjerët, si përkushtim kryesor kanë pasur goditjen e bankave, apo më mirë zhvatjen e thërri- meve të mbetura në kasaforta.

Duket ata nisën të frikësoheshin nga sinjalet e para të përfundimit të kohës së tyre, të konceptuara pas shenjave, qoftë verbale, të politikës, që nisi të fliste për rindërtimin e shtetit. Ndërsa një tjetër argument ishte edhe gjykimi se, pas përfshirjes dhe ndihmës që u dhanë socialistëve në fushatë e proces zgjedhor, e meritonin një vetëshpërblim.

Të nisur qysh më 27 qershor 1997, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, dokumentet e policisë e vërtetojnë këtë tendencë. Në shënjestër ishte vënë banka më e madhe, ajo e Kursimeve1 që gjendej në lagjen “Mangalem”, krah rrugës që ngjitet në lagjen “Kala”.

Natën, rreth orës 01:00, një vinç “Takraf” i prodhimit gjermano – lindor, drejtuesi i të cilit ishte marrë peng, futi hundën  në katin e tretë të bankës, duke nxjerrë me përdhunë një kasë të rëndë metalike. Një kamion, që priste gati, e dërgoi trofeun te magazinat e braktisura të Ushqimores, ku ende vijonte përpunimi i pengjeve me qëllim vjeljen e gjobave. Kasaforta u hap duke përdorur një salduese. Por nga brendësia dolën vetëm një grumbull i madh monedhash metalike, shoqëruar me shumë zhgënjim.

Nuk dihet nëse kjo kishte ndonjë lidhje me inatin apo turpërimin me rezultatin e grabitjes së bankës, por më 30 qershor 1997, pra një ditë pas zgjedhjeve, Altin Dardha, regjistron mbase krimin më të rëndë të jetës. Duke ecur me makinë, në hyrje të Beratit, në afërsi të Rezervave të Shtetit, ai zbraz papritur automatikun mbi një kalimtare grua, e cila ishte shtatzënë. Roja i Rezervave, që pa skenën, afrohet duke protestuar, por Altin Dardha e vret edhe atë.

Po të pyesësh sot të afërm e miq të banditëve të Beratit të vitit 1997, të thonë se gruaja mbante në duar një bombë. Sipas tyre, Altini, të cilit i mungonte syri i majtë dhe kishte probleme me shikimin, kishte kujtuar se gruaja do e sulmonte. Ndërkohë, të tjera dëshmi thonë se gruaja, në duar kishte vetëm një shami koke me ngjyrë të gjelbër.

Ngjarja u përthith me dhimbje dhe detyroi qytetarët të përshtatnin me shpejtësi edhe një tjetër vijë sjelljeje: ata nuk duhet të bënin lëvizje të shpejta, sidomos me duar, kur pranë kalonte Altin Dardha. Ky ishte leksioni më i ri. Ndërkohë që një leksion më i vjetër, tashmë i përvetësuar, kishte lidhje me sjelljen pasi dikush bëhej dëshmitar i rastësishëm i një vrasjeje. Në këto ras- te përgjigjja standarde, për ata që pyesnin, duhej të ishte: nuk pashë gjë…

* * *

Dy ditë më pas, më 2 korrik 19973, firmën e Altin Dardhës do të mbante një tjetër vrasje, që do të drithëronte qytetin. Ishte një vrasje për të cilën Altin Dardha kishte sakrifikuar gjumin e mëngjesit. Shënjestra, Namik Sh. Sulejmani, ishte duke kaluar në afërsi të stacionit të autobusëve, pranë Kinoklubit, në lagjen “Çepepias”, kur Altin Dardha ngre kallashnikovin. Duke ecur në këmbë, në punë të vet, pa e ditur se donin ta vrisnin, ai vijon rrugën pas një grumbulli udhëtarësh që prisnin autobusin për të shkuar në Tiranë. Altin Dardhës mendja i thotë se nuk duhet të humbte shansin. Ai nis të qëllojë në drejtim të turmës me qëllim që të hapte një korridor për të goditur objektivin. Hungërima e vdekjes zgjat… Ai nuk e tërheq gishtin nga këmbëza edhe kur sheh se si, njëri pas tjetrit, dy qytetarë rrëzohen përtokë nga plumbat. Pret vetëm që të hapet një lirishtë me qëllim që të arrijë shënjestrën… Pranë stacionit të autobusit, mes një pellgu me gjak, fytyrat e zbehta, rrethuar me flokë të verdhë, të dy motrave studente, – një copëz imazhi nga fundi i Botës – ishin shembulli më kuptimplotë i një të vërtete të dhimbshme: në Beratin e vitit 1997 jeta e njeriut nuk ishte më e shtrenjtë se ajo e rabeckave.

* * *

E zhgënjyer nga rezultati i pak ditëve më parë, më 3 korrik 19975, Banda e Beratit e sulmon sërish Bankën e Kursimeve. Goditja kryhet sërish në mesnatë dhe sërish përlahet një tjetër kasafortë. Por, këtë radhë, sa duket, të dhënat kishin qenë më të sakta. Altini dhe të tjerët ndajnë, në pak duar, një shumë prej 110 mijë frangash zvicerane dhe 6 milionë lekësh…/ *Pjese nga libri “Altin Dradha”

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Rëndohet situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 831 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Comments 2

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Mose e harroni kurre 1997 vitin e zi qe erdhi nga monstrat e pushtetit,monstra e vicidolit e udhehqur preje tije e banditve te tije.Ky eshte mnostra e vicidolit qe perseri tani na del si shpetimtare i vendit,mose tu besojme ktyre kriminelve,jane te njejtit,ata nuke ndryshojne.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Mose e harroni kurre 1997 vitin e zi qe erdhi nga monstrat e pushtetit,monstra e vicidolit e udhehqur preje tije e banditve te tije.Ky eshte mnostra e vicidolit qe perseri tani na del si shpetimtare i vendit,mose tu besojme ktyre kriminelve,jane te njejtit,ata nuke ndryshojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com