• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i tërmeteve

by Mero Baze
31/12/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2019 është një nga vitet më të pazakontë të Shqipërisë i cili nisi me dy tërmete të forta politike dhe u përmbyll me një tërmet katastrofik natyror.

Tërmeti i parë politik ishte vendimi i opozitës për të djegur mandatet me shpresë se kjo vetsakrificë e lartë, do të gjunjëzonte demokracinë dhe do të çonte opozitën drejt një marrëveshje të re me shumciën për zgjedhje të reja pa Edi Ramën kryeministër.

Por tërmeti real politik ndodhi pikërisht pas diegies së mandateve, kur listat rezervë të opozitës, morën mandatet dhe shqiptarët panë, se si opozita ishte tallur me ta dhe me mijëra opozitarë cilësor, që nuk i përfshin në listat e pushtetit.

Në vend të tyre shqiptarët panë një grup deputetësh rezervë të opozitës, të cilët janë thuajse nën nivelin më të ulët të shoqërisë.

Kjo tregon shumë se sa të vetdijshëm janë liderët tanë politikë, për të mbajtur afër vetes kualitetin më të ulët të shoqërisë, me shpresë se ata nuk u rrezikojnë pushtetin.

Në fakt, leksioni i hidhur ishte se pikërisht ata e diskretituan, jo vetëm aksionin politik të opozitës për diegie mandatesh, por dhe vizionin e opozitës për të përzgjedhur njerëzit që e përfaqësojnë.

Tërmeti i dytë ishte ai i zgjedhjeve lokale. Opozita vendosi të hyj në luftë për të penguar zgjedhjet lokale, pas 12 mitingjesh të dhunëshme me molotov të cilat po finalizoheshin me sulme mbi qendra votimi, shkolla dhe seli të Partisë Socialiste.

Betimi për të mos lejuar zgjedhjet më 30 Qershor, u përforcua nga një akt i paprecedent juridik i Presidentit, i cili çdekretoi zgjedhjet dhe më pas caktoi një datë tjetër.

Injorimi që shqiptarët i bënë këtij akti, dhe mbështetja ndërkombëtare për të respektuar 30 Qershorin, bën që dhe tërmeti i dytë të degradonte më tej opozitën, në vend që të forconte pozitat  e saj.

Fal atij tërmeti, opozita sot nuk ka asnjë të zgjedhur në pushtetin qendor dhe lokal, dhe është njësoj si PD e vitit 1991, kur ende nuk kishte marrë asnjë pushtet. Po rme një ndryshim thelbësor. Atëhere opozita ishte gjithë shpresë, tani është më e dëshpëruar se kurrë.

Tërmeti i tretë ndryshe nga dy tërmetet e tjera që nisën si tragjik e përfunduan si komik, nisi si komik dhe përfundoi tragjjik.

Komizmi nisi kur Presidenti Meta mori rolin e parashikuesit të tërmetit, në kuadrin e shumë lajthitjeve mentale të tij dhe u bë tragjik kur më 26 Nëntor shkatërroi Qarkun e Durrësit, Krujës e Tiranës, duke shkaktuar 51 të vdekur dhe mijëra shtëpi pa strehë.

Bilanci tragjik i tërmetit, zbuloi një shoqëri të papërgatitur për fatekqësi të tila, por provokoi një solidaritet të jashtzakonshëm njerëzor. Për herë të parë pati dhe një paqe politike dhe një sjellje normale të liderit të opozitës Lulzim Basha kudrejt situatës krijuar, duke shmangur fraksionet luftënxitëse të opozitës dhe duke kontribuar për qetësimin e situatës.

Duket se 2019 vuri në provë gjithçka në Shqipëri, klasën politike, sistemin politik, institucionin e Kuvendit, institucionin e zgjedhjeve dhe në fund dhe çatitë e shqiptarëve.

Të gjtiha ja dolën të mbijetojnë, por të gjihtë u dëmtuan.

Të shpresojmë që viti që vjen, do të jetë viti i rindërtimit jo vetëm për shtëpitë  e prishura, por dhe institucionet e goditura rënd të shtetit shqipar, sidomos institucioni i zgjedhjeve dhe ai i parlamentit.

Next Post
Lajmi shokues: Gjysma e kokainës në Europë hyn nga portet belge

Lajmi shokues: Gjysma e kokainës në Europë hyn nga portet belge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In