• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i Skënderbeut, një platformë për debat shkencor

by A R
17/01/2018 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është shpallur si Viti i Skënderbeut dhe parashikohen aktivitete të shumta jo vetëm nga politika por edhe institucionet arsimore.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Tiranë ka planifikuar një sërë aktivitetesh gjatë vitit. Në axhendën e Fakultetit parashikohet krijimi  i një platforme të debatit shkencor për epokën dhe figurën e Skënderbeut.

Materiali i shpërndarë nga Dekani Sabri Laçi:

Viti i Skenderbeut

Së pari ju përshëndes dhe ju falënderoj që ju përgjigjët pozitivisht ftesës sonë.

Siç e dimë të gjithë, 2018-ta është shpallur nga Qeveria shqiptare si viti i Skënderbeut. Kjo, për simboliken që bart, është vetvetiu një ngjarje madhore për kombin tonë e po kaq për institucionet e dijes dhe të shkencës. Ne mendojmë që është detyrë dhe nder për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, si institucioni më i rëndësishëm dhe prestigjioz i studimeve Albanologjike në vend, që të japë kontributin e tij  jo vetëm në rikthimin e vëmendjes së shqiptarëve tek figura shumëdimensionale e heroit tonë kombëtar, por edhe në krijimin  e një platformë të debatit shkencor për epokën dhe figurën e Skënderbeut.

Në konceptin tonë ky debat shkencor do të synojë:

  1. Shkëputjen nga paradigma e vjetër dhe e ideolgjizuar e studimeve historike në përgjithësi dhe e studimeve për figurën e Skënderbeut. Edhe pse në dukje kjo paradigmë e ka vlerësuar figurën e tij, duke qenë e brendashkruar në një kontekst politik izolacionist, në thelb e ka reduktuar epokën e Skënderbeut dhe figurën e tij qytetëruese dhe politike në Europën e kohës.
  2. Sjelljeve e këndvështrimeve dhe kontributeve origjinale studimore në pasurimin e dijes për Skënderbeun dhe kohën e tij.
  3. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është shndërruar me të drejtë në një mit ndërtues për kombin tonë, por paradoksalisht miti i tij në vend që ta hiperbolizojë realitetin historik e minimizon atë. Mendojmë se Skënderbeu është më i rëndësishëm se miti i tij.
  4. Skënderbeu dhe epoka e kanë të pashmangshme qasjen historizuese, por mendojmë se ai i shërben po aq mirë shoqërisë bashkëkohore shqiptare dhe elitës drejtuese sot, sa ç’u ka shërbyer arbërve dhe Arbërisë së kohës së tij.
  5. Skënderbeu është një personalitet europian dhe i ka shërbyer atij qytetërimi po aq sa edhe qytetërimit shqiptar. Asnjëherë si në kohën e tij Europa nuk ka pasur nevojë për Shqipërinë. Aleancat dhe diplomacia e tij janë edhe sot model për integrimin evropian të shqiptarëve. Historiani dhe gazetari i shquar italian e ka quajtur për këtë me të drejtë “poeti i madh i politikës shqiptare”. Mesazhi i tij themelor është se një vend i vogël jo domosdoshmërisht është i parëndësishëm në gjeopolitikën dhe zhvillimet botëror. Është mirë që ky dimension i tij të zbulohet para shqiptarëve dhe të tjerëve në përmasën e tij reale pasi do të ishte një terapi e mirë për të shëruar inferioritetin  e padrejtë të shqiptarëve, të ngulitur përmes një procesi të gjatë historik.

Për këto arsye, dekanati i fakultetit ka vendosur:

  1. Zhvillimin e një serie veprimtarish që do të kulmojnë me një konferencë ndërdisiplinore, e para e këtij lloji që do të mbahet me 15-16 nëntor, në Tiranë.
  2. Konferenca do të jetë ndërkombëtare dhe synon të bëjë pjesë të një debati shkencor autoritetet botërore dhe kombëtare të fushave të ndryshme që e kanë si objekt studimi epokën dhe personalitetin e Skënderbeut.
  3. Konferenca do të bëjë një prerje prizmike përmes këndvështrimeve dhe qasjeve moderne të kërkimit shkencor që do të paraqitet në konferencë, në mënyrë që të mbetet referenciale për studime shqiptare dhe ndërkombëtare
  4. Aktet e kësaj konference do të bëhen të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht përmes botimit dygjuhësh, shqip dhe anglisht.

Për realizimin e këtyre veprimtarive do të kërkojmë mbështetjen dhe bashkëpunim e të gjitha institucioneve kërkimore në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, si dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Këtë nismë e ndërmorëm të bindur që  kombi ynë dhe shoqëria jonë, të cilët janë të mbrujtur shpirtërisht me figurën dhe bëmat e Gjergj Kastriotit, e kanë po kaq të domosdoshme të tejkalojnë koracën ideologjike e  mitologjike dhe, në një kontekst të ri, të rrokin përmasën reale të heroit tonë kombëtar, si një dobi e  dorës së parë për bashkohësinë./a.m.

Next Post
Gara për kreun e FSHF, Andrea Marko: As Enver Hoxha nuk mori vota sa Duka, rikonfirmimi i sigurt

Gara për kreun e FSHF, Andrea Marko: As Enver Hoxha nuk mori vota sa Duka, rikonfirmimi i sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com