• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i ri shkollor, sa do të kushtojnë librat për nxënësit

by Aalison Pearse Stevens
24/08/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri shkollor 2016­- 2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në vend do të nisë në 13 shtator 2016, ndërkohë nga nesër do të fillojë edhe shpërndarja e shitja e teksteve shkollore. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, shitja do të vijojë deri më datë 12 shtator dhe të gjithë librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e Ministrisë. “Shekulli” ka siguruar katalogun e alternativave dhe çmimet përkatëse, katalog ky i cili ka shkuar në të gjitha adresat e shtëpive botuese. Sipas Ministrisë, çmimet e këtij viti janë të përafërta me ato të vitit të kaluar, ndërsa vetëm librat e klasës së parë do të kushtojnë 2330 lekë. Më të shtrenjtat ndër to janë çmimet e Abetares dhe Matematikës, të cilat kushtojnë 475 dhe 561 lekë, ndërsa më pak kushton Edukimi për Shoqërinë. Për klasat e tjera, çmimi vijon të jetë i njëjtë, më përjashtim të indeksimit të çmimi që është bërë për klasën e 6 dhe të 7­të. Edhe këtë vit qeveria pritet të miratojë një vendim për rimbursimin e çmimi për kategoritë në nevojë. Ndërkohë viti i ri shkollor do të nisë në datën 13 shtator për të gjitha shkollat 9­vjeçare, për shkollat e mesme dhe ato profesionale. Sa i përket strukturës së vitit të ri shkollor, e marta e 13 shtatorit është dita e parë e shkollës si për shkollat 9­vjeçare, edhe për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. Ndërsa, përfundimi i shkollës do të jetë në qershor 2017, por në data të ndryshme.Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, datë 14.04.2016, përcaktohet se: “Përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore janë botuesit dhe distributorët përkatës. Shitja e teksteve shkollore bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera pranë shkollave, nga subjekte të licencuara. Me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën 25 gusht­12 shtator 2016. Tekstet që shiten duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS­it”.

Po ashtu, në udhëzim saktësohet se ndalohet shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nga punonjës arsimorë, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare. Ndërkohë që prindërit në ambientet e shkollave mund të gjejnë listën e teksteve që shkolla përkatëse do të përdorë për vitin e ri shkollor 2016­2017, ku të përcaktohet emri i botuesit a distributorit si dhe çmimi i shitjes së librit. Normalisht ky është një detyrim që drejtoritë e shkollave duhet ta kenë plotësuar duke nisur që në muajin qershor, kur dhe është bërë përzgjedhja e teksteve nga mësuesit e shkollave. Një tjetër pikë e udhëzimit të MAS­it është se: “Subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore në pikat e shitjes të hapura në ambientet pranë shkollave nuk lejohen të shesin tekste që nuk i përkasin katalogut”. Po ashtu, DAR/ZA­të kanë detyrim që, gjatë dy javëve që do të bëhet shitja e teksteve, duhet të raportojnë çdo ditë elektronikisht në MAS për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore. Viti shkollor Për arsimin bazë, viti shkollor nis më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 9 qershor 2017. Pushimet e para për nxënësit e arsimit bazë fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë në 3 janar 2017. Në strukturën e vitit të ri shkollor për arsimin bazë, MAS­i ka reduktuar ditët e pushimeve. Kështu, nëse vitet e mëparshme nxënësit në muajin prill kanë pasur 5 ditë pushimi, vitin e ri shkollor periudha e dytë e pushimeve nis në 31 mars 2017 dhe mbaron në 2 prill 2017. Nxënësit e shkollave 9­vjeçare edhe këtë vit, provimet e lirimit do t’i zhvillojnë në periudhën 10­30 qershor 2017. Shkollat e mesme mësimin do ta fillojnë në 14 shtator, si pjesa tjetër, por viti shkollor për gjimnazet përfundon më vonë, në datën 16 qershor 2017. Vetëm maturantët vitin shkollor e nisin në 13 shtator dhe e mbarojnë në 31 maj 2017, pasi iu nisin provimet. Edhe për gjimnazet, pushimet e dimrit fillojnë në 24 dhjetor dhe mbarojnë më 3 janar 2016. Sa u përket provimeve të maturës, edhe vitin e ardhshëm shkollor maturantët do t’i zhvillojnë pesë provimet e saj gjatë muajit qershor. Në udhëzim është përcaktuar se provimet e maturës do zhvillohen në 1­30 qershor 2017.

ma.me

 

Next Post
Demarkacioni nën kërcënimin e kolapsit të marrëveshjes

Demarkacioni nën kërcënimin e kolapsit të marrëveshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com