• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Viti i ri astrologjik, Meri Shehu bën parashikimin për 12 shenjat e Horoskopit

by A R
22/03/2022 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Meri Shehu thotë se kjo është një nga javët më të rëndësishme sepse Dielli dje në 5:30 të pasdites së datës 20 Mars hyri në shenjën e Dashit. Duke qenë se kjo shenjë simbolizon pranverën, astrologjikisht filloi viti i ri.

Dielli hyri në ditën e diel që konsiderohet e tij dhe në orën e Saturnit. Dita e Diellit ka një energji shumë të mirë sepse promovon forcën, potencën, dashurinë dhe ka tendenca mashkullore, por Saturni si planet i ashpër e i rreptë, do ta errësojë pak herë pas here pranverën apo kushtëzojë.

Dashi – 4 yje

Shenja që fillon të marrë më shumë energji, potencë, çlirim dhe iniciativë. Kanë dominancën dhe energjia e tyre e papërpunuar do përhapet gjithandej. Të kenë kujdes në çështjet ekonomike në mesjvaë.

Demi – 1 yll

Është në momentin më kritik, të gjithë e keqkuptojnë dhe nuk e besojnë. Marsi në Ujor në kundërshtim  me Uranin në Dem i sjell shumë sherre e debate. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë duhet të kenë shumë kujdes gjatë kësaj jave, debatet t’i lënë për një herë tjetër ose t’i shtyjnë deri në Prill.

Binjakët – 4 yje

Në aleancë me Dashët marrin potencën e tyre, por ora e Saturnit e errëson pak shkëlqimin. Të kenë kujdes me planet, projektet dhe udhëtimet sepse mesjava i nxjerr zbuluar. Shkëlqimin e jetës sociale e kanë të fuqishëm.

Gaforrja -5 yje

Dielli hyn në shtëpinë e dhjetë që është korniza që i jep madhështi e potencë, mundësi për një karrierë të vrullshme, por jo të qëndrueshme. Saturni do bëjë llogaritë por do e shohin rezultatin më vonë.

Luani – 4 yje

Shenjat e zjarrit kanë entuziazëm, bateri, karikim dhe vrull. Luanët në 10-ditëshin e dytë në marrëdhëniet në çift dhe bashkëpunime duhet të kenë kujdes nëse kanë probleme, ky është momenti që zgjidhen në mënyrën më jo pozitive.

Virgjëresha – 3 yje

Janë në një moment domethënës në ekonomi, do kenë përmirësim, dhurime të ndryshme dhe trashëgimi që iu japin një lloj sigurie. Pika e fortë është që do shikojnë çdo detaj të vetes dhe do kuptojnë çdo dëshirë të thellë. Ky është një vetëstimulim sepse çdo skutë e errët do ndriçohet.

Peshorja – 1 yll

Dielli përballë në Dash i merr shkëlqimin dhe krijohet një dominancë ose unifikim i egoizmit. Peshorja në natyrë nuk ka egoizmin dhe këtu do bëhet një mbivlerësim, ndaj nuk do ta përjetojë siç duhet dhe s’do jetë e qetë.

Akrepi – 2 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e dytë me Marsin në Ujor që kundërshton Uranin në Dem krijojnë vështirësi në çështjet familjare dhe ekonomike.

Shigjetari – 5 yje

Si shenjë zjarri, me diellin dhe papjekurinë e Dashit do të kenë momentin që prisnin për të bërë aventura e çmenduri dhe do dalin nga rutina. Saturni është gjithnjë për t’i ndjekur e kritikuar.

Bricjapi – 1 yll

Ta shohin me kujdes, ta maturojnë se e kanë shumë.  Vrulli që duhet të ndqinin iu amplifikohet në energji brenda vetes dhe familjes që nuk çlirohen dot. Ata që janë të mbyllur në metoda jete të vjetruara mund të jenë më të ndrydhur. Të kenë kujdes me personat më të mëdhenj në moshë.

Ujori – 3 yje

Dielli në shenjën e Dashit iu jep qëllim e energji, por duhet të kenë kujdes me vrullin. Duan ndryshimin, por vrulli mund t’i përplasë padashur në një mur që nuk e shohin nga pakujdesia. Këto të fundit duhet t’i kenë kujdes ata të lindur në 10-ditëshin e dytë.

Peshqit – 3 yje

Shenjë uji që favorizohet në çështjet ekonomike sepse Dielli në Dash i ndikon fuqishëm. Në çështjet e tjera nuk janë mirë sepse do kenë probleme me shëndetin ose prapaskena të mëdha.

Next Post
“Po bëj gjithçka që lufta të marrë fund”, Zelensky, bisedë telefonike me Papën: Eja në Ukrainë!

"Po bëj gjithçka që lufta të marrë fund", Zelensky, bisedë telefonike me Papën: Eja në Ukrainë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In