• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po bëj gjithçka që lufta të marrë fund”, Zelensky, bisedë telefonike me Papën: Eja në Ukrainë!

by A R
22/03/2022 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku i ka telefonuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të martën, tha ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andryi Yurash, përmes Twitter.

Gjatë bisedës, Zelensky e ftoi Papatin të vizitojë Ukrainën, tha ambasadori.

Papa Françesku i telefonoi sërish sot presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e siguroi Papën se “ai është mysafiri më i shumëpritur në vend”. Françesku, nga ana e tij, i tha presidentit ukrainas se ai “po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës, të provokuar pas pushtimit të Rusisë”, tha ambasadori ukrainas në Selinë e Shenjtë, Andrii Yuash, në Twitter.

“Gjest i ri mbështetjeje nga Papa Françesku: Pak minuta më parë Ati i Shenjtë telefonoi Presidentin Zelensky. Ata patën një bisedë premtuese. Papa tha se po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për përfundimin e luftës dhe Zelensky përsëriti se Shenjtëria e Tij është mysafiri më i pritur në Ukrainë”, shkroi diplomati.

Françesku e kishte telefonuar tashmë presidentin rus më 26 shkurt, kur ai i shprehu “dhimbjen e tij të thellë” për atë që po ndodhte. Pak ditë më parë, edhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i dërgoi një letër Papa Françeskut, duke e ftuar atë të vizitojë qytetin gjatë kësaj kohe lufte pas pushtimit të Rusisë ose, nëse nuk është e mundur, të marrë pjesë në një video-konferencë për t’i dërguar një mesazh popullatës.

“Ne besojmë se prania e liderëve fetarë të botës personalisht në Kiev është çelësi për të shpëtuar jetë dhe për të hapur rrugën drejt paqes në qytetin tonë, në vendin tonë dhe kudo,” shkroi kryebashkiaku në atë kohë. Vatikani konfirmoi mbërritjen e letrës dhe shtoi se Françesku “ishte afër vuajtjeve të qytetit, njerëzve të tij, atyre që duhej të arratiseshin dhe atyre që thirreshin për ta administruar atë”.

Që nga fillimi i luftës, Françesku ka bërë disa thirrje për ndërprerjen e saj, ka treguar gatishmërinë e tij për të “bërë gjithçka” për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe dërgoi dy kardinalë për të treguar afërsinë e tij me popullin ukrainas.

/a.r

Next Post
Grip i shpendëve / Ngrodhin 60 pula në një fermë në fshatin Grabian në Lushnje

Grip i shpendëve / Ngrodhin 60 pula në një fermë në fshatin Grabian në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com