• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i ri akademik, Veliaj: Nesër aksion pastrimi në gjithë kryeqytetin

by Java News
14/09/2018 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të jetë gati të presë të hënën për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor. Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, Tirana do të zhvillojë një aksion të gjerë pastrimi në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave.

Gjatë takimit me administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.

“Do të kemi besoj të gjitha pikat e përcaktuara nga kolegët e bashkisë, kryesisht fokusi rreth zonave të shkollës, nëse fëmijët e gjejnë pastër, do sillen pastër. Nëse fëmijët e gjejnë zhul, do imitojnë prindërit që e bëjnë shkollën e tyre zhul. Ne kemi marrë masat këto 3 vite për të hequr të gjitha ndërtimet pa leje, në gjithë problematikat që keni pasur. Nëse fanepset dikush që fillon edhe improvizon një ndërtim, ju lutem na njoftoni, por për dijeninë time, kjo është disiplinuar”, tha Veliaj.

Një vëmendje do të tregohet edhe për disiplinimin e shitjes së ushqimeve pranë shkollave. “Do jeni shumë të kujdesshëm për ambulantët pranë shkollave. Nuk ka rast që ta thonë nëse përmend rastin e “Vasil Shantos”. Është 50 metra tregu, tahmaja për të shitur te dera është e paprecedentë. Nuk ka asnjë arsye pse kalamajtë duhet të bëjnë kërcim me pengesa në mëngjes. Nuk ka qytet në botë që është civilizuar, duke u shtrirë njerëzit përtokë, nuk ka. Ambicia jonë është një qytet europian”, deklaroi ai.

Duke ndalur tek fillimi i vitit të ri shkollor, Veliaj nënvizoi se shkollat e reja dhe ato ekzistuese që i janë nënshtruar rehabilitimit do të jenë gati për vitin e ri shkollor në kryeqytet. Ai tha se Bashkia po punon deri në momentet e fundit edhe për rrugët dhe për unazën e mesme që do të jetë gati në nisjen e shkollës. “Sot jemi duke punuar në segmentet e fundit të unazës që dita e parë e shkollës të na gjejë me unazën e tretë, të mesme komplet të strukturuar. Shkollat po bëhen gati, por edhe rrugët do të jenë gati deri të dielën në darkë.

Kështu që dua të falënderoj edhe kolegët që kanë kaluar gjithë verën pa pushime që të siguroheshim që të kapnim këto afate, pavarësisht kapriçove të motit”, tha ai.

Veliaj theksoi se pranë kryqëzimeve dhe shkollave do të jenë edhe grupe vullnetarësh të cilët do të kujdesen që fëmijët. “Do ju kërkoj të gjithëve të mobilizoheni si vjet, edhe me koordinatoren tonë të vullnetarëve. Të gjithë vullnetarët, ata që janë me ndihmë ekonomike, që i marrin paratë pa bërë punë si solidaritet ndaj atyre në nevojë, për disa gjëra elementare ata dhe të rinjtë studentë që kemi mund të na ndihmojnë me trafikun, të ndalojnë makinat teksa shkohet në shkollë”, theksoi Veliaj.

/b.d

Next Post
Si të luftoni ekzemën në vjeshtë

Si të luftoni ekzemën në vjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Ambasadori amerikan takohet me Ramën, detaje nga vizita në Kryeministri

Ambasadori amerikan takohet me Ramën, detaje nga vizita në Kryeministri

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com