• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Viti i ri akademik, Prefekti i Tiranës tryezë për masat

by
11/09/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri akademik, Prefekti i Tiranës tryezë për masat

Fillimi i vitit të ri akademik mblodhi bashkë institucionet qendrore në nivel vendor të qarkut Tiranë për të bashkërenduar punën sa i përket planit të masave për sigurimin e jetës dhe shërbimeve ndaj nxënësve. Tryeza e organizuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, kishte në thelb pasqyrimin e planit të masave që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor, policinë e shtetit, Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës si edhe atë Qarkut të Tiranës, OSHEE dhe Ujësjellësin, Drejtorinë e Higjienës, etj.

Në çelje të takimit, Vorpsi theksoi se sfidat janë të shumta, prandaj dhe bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’i tejkaluar këto sfida. “Ankthi i çdo qytetari këto ditë është trafiku i rënduar i cili shpesh bëhet shkak për vonesa, por edhe për aksidente. Në rolin e Prefektit do të kërkoja nga policia të jetë e pranishme e të mobilizohet sidomos në orët e mëngjesit për mbarëvajtjen e drejtuesve të automjeteve dhe shmangien e çdo rasti që do të vinte në rrezik jetën e qytetarëve” – tha në fjalën e tij Vorpsi.

Po ashtu, Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi nga ujësjellësi dhe OSSHEE-ja më shumë vëmendje për furnizimin e rregullt të institucioneve arsimore.

“Një nga problematikat e shumta që hasen gjatë vitit shkollor është mungesa e ujit dhe furnizimit me energji elektrike, sidomos gjatë muajve të ftohtë të dimrit, që janë kushtet minimale që duhen garantuar për mbarëvajtjen e orarit mësimor, veçanërisht në shkollat ku zhvillohet mësim edhe në orët e pasdites. Do të kërkoja garancinë e plotë të institucioneve përgjegjëse për të parë me prioritet këto problematika”- tha prefekti Vorpsi.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes drejtuesve të shkollave, psikologëve dhe Policisë me prindërit për të identifikuar problematikat që në gjenezë.

Në përfundim të fjalës së Prefektit Vorpsi, Ajola Byzyka, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale për Tiranën, tha se institucioni që ajo drejton ka marrë të gjitha masat për sezonin e ri arsimor. Ajo tha se bashkëpunimi me policinë është në nivelet më të larët. Byzyka tha se gjatë kësaj periudhe janë marrë masa për higjienën nëpër shkolla.

Ervin Hodaj, Kreu i Policisë së Tiranës, parashtroi planin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit të ri arsimor. Sipas tij, Drejtoria e Policisë Rrugore ka identifikuar zonat më problematike për qarkullimin rrugor, që përkojnë dhe me shkollat dhe për këto zona do të ketë një menaxhim më specifik për të mënjanuar trafikun e rënduar në orën e hyrjes dhe daljes së nxënësve nga shkolla.

Më tej, gjatë tryezës së thirrur nga Prefekti Vorpsi, përfaqësuesit e OSSHE-së dhe Ujësjellësit dhanë garancitë e tyre për furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë institucionet arsimore. Në të njëjtën linjë u shprehën dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Higjienës.

Next Post

Ndodh në Tiranë, 21-vjeçari përdhunon adoleshentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In