• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i largët 1991 ose kur PPSH dhe PD krijonin një qeveri të përbashkët

by Java News
08/06/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 1990 u lejua pluralizmi politik dhe ra monopoli i PPSH në shtet e shoqëri. Disa muaj më vonë u mbajtën zgjedhjet e para shumëpartiake, të cilat I fituan nga komunistët në shumicë absolute. Dy kabinete qeveritare të PPSH (shkurt 1991 dhe prill 1991) dështuan, duke detyruar elitën e vjetër në ikje të kërkojë konsensus me opozitën për zgjidhje politike. Në qershor 1991 PPSH dhe PD zhvilluan bisedime politike dhe në fund, ato ranë dakord për krijimin e Qeverisë së Stabilitetit. Kjo është qeveria e vetme e balancuar politike krijuar nga parti të kundërta politike dhe me afat 1 vjeçar, ndërkohë që qeveria e përkohshme e vitit 1997 ishte programuar për vetëm 4 muaj jetë.

Marrëveshja e vitit 1991 do të kishte vlerë historike pozitive nëse rezultonte funksionale në elementë thelbësorë që lidheshin me procesin e ri politik, sidomos reformat thelbësore në drejtësi, të administratës, të pronësisë, të zgjedhjeve e përfaqësimit, të privatizimeve, të ndarjes me të kaluarën dhe të integrimit. Në fakt,me përjashtim të çështjeve të pronësisë dhe zgjedhjeve, asnjë reformë tjetër nuk ishte dhe nuk mbeti konsensuale.

Një javë më vonë nga kjo marrëveshje PPSH ndryshoi emrin në PS, gjashtë muaj më vonë PD dhe PR u tërhoqën nga qeveria dhe kabineti konsensual u shpërbë. Një qeveri tjetër teknike shoqëroi procesin e zgjedhjeve të parakohshme mars 1992 dhe mazhoranca e re e djathtë mori pushtetin në prill 1992. Shumë prej figurave politike që ishin bashkë më 1991 do të bëheshin më vonë rivalë dhe armiq deri në ekstrem, si dhe konfliktualiteti përjashtues e denigrues midis partive kryesore do të ishte cilësi dominuese e tranzicionit.

Pas 25 vitesh palët janë përsëri në përpjekje për dialog e marrëveshje. Ndryshe nga 1991, kur presioni vinte nga brenda (protestat, qytetarët, etj), takimi më 2016 vjen nga jashtë (SHBA dhe BE). Tradita na mëson se palët politike janë të gatshme për marrëveshje të gjerë politike sa herë pozitat e liderëve të tyre vihen në pikëpyetje dhe se fati i marrëveshjeve politike nuk është përcaktuar nga teksti apo nënshkruesit e tyre, por nga vullneti politik i palëve për të përmbushur përgjegjësitë dhe premtimet./ ISP/ a.k

Next Post

Kokën e Terpollarit e preu kushëriri i tij, i akuzuari dorëzohet në policinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In