• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Viti i Çadrës

by S M
27/12/2017 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Është mbyllur një tjetër vit shqiptar dhe ne e kemi ende plot stomakun me ngjarjet e bujshme që prodhuan 12 muajt që po lemë pas. Ndërrim koalicionesh, protesta disamujore, zgjedhje, kanabis, ndërrim presidentësh, përmbytje – Shqipëria i ofroi edhe një herë vetes një menu më të pasur sesa mund të tresë organizmi i saj.

Nëse do të vrisnim mendjen për t’i gjetur një emërues vitit që po mbyll siparin, ndoshta s’do të kishte metaforë më të gjetur se ajo e çadrës. Aspak për arsye metereologjike, por thjesht për faktin se ka qenë një Çadër disamujore proteste e inicuar nga opozita, ajo që i dha formë të gjithë vitit 2017 për ne shqiptarët. Çadra ndezi gjakrat mes elektorateve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, duke derdhur në shesh mijërat e opozitarëve, të cilët kundroheshin ftohtë nga po aq të tjerë që nuk mendonin si ata. Çadra e polarizoi shoqërinë shqiptare në momentin më të padëshërirueshëm, kur po bëhej gati të hynte në zgjedhje.

Ka qenë Çadra me pasojat që prodhoi gjatë rrugës, ajo që shkaktoi fermentimin e ngjarjeve brenda PD dhe aleatëve të saj. Gjatë katër muajve të saj, ajo krijoi dy kampe qartësisht të dallueshme: ithtarët e Çadrës dhe ata që e shihnin atë në heshtje si një gabim taktik me pasoja të rënda. Ndërsa në inventarin e pjesëmarrjes në Çadër, emrat e Topallit, Bregut, Patozit, Bodes, Rulit e të tjerëve shënoheshin me të kuqe, pikërisht mbi atë copë trualli të Bulevardit, mbi sinjalistikën e bardhë të trafikut, mori formë çarja që më pas do të kushtonte aq shtrenjtë në 25 qershor. Çadra, me statusin e saj aq publik dhe të ekspozuar, bëri që mllefet e heshtura disavjeçare ndaj Bashës, të dilnin në sipërfaqe dhe të shiheshin në dritën e diellit.

Por Çadra kushtëzoi edhe anën tjetër të barrikadës. Trekëndëshi i ngushtë fizik Çadër-Kryeministri-Kuvend, ishte e vemjta mënyrë për të mbledhur bashkë në një hapësirë aq të ngushtë të gjithë përjetimin kontradiktor të shqiptarëve në fillim të vitit 2017. E kjo la shenjë edhe tek qeverisësit. Me Çadrën në mes, edhe marrëdhëniet mes Ramës e Metës u bënë më të paparashikueshme e “skizofrenike”. Darka te Pazari i Ri, kafet formale me buzëqeshje e fraza edhe më formale, dyzimi hamletik i kreut të LSI për rinovimin e aleancës me PS dhe insistimi i bezdisshëm i Ramës për të njëjtën temë – kishin të gjitha damkën në distancë të Çadrës.

Porsi një simbolikë e romaneve të Kadaresë, shtatorja e opozitës i futi të gjithë në psiqikën e saj misterioze. Nuk dihet se cili do të kishte qenë fati i aleancës PS-LSI, nëse në mes nuk do të qe Çadra. Ajo që dimë është se kjo ngrehinë e improvizuar e opozitës, e kompeksoi dukshëm Ilir Metën, i cili çedoi nën presionin e PS për të pranuar postin e kreut të shtetit në mes të protestave. Ky zhvillim përcaktoi në perspektivë edhe pjesën tjetër të ngjarjeve që do të pasonin.

Aq e vërtetë dhe e prekshme ishte influenca e Çadrës, sa edhe ndërkombëtarët e panë veten të detyruar të flasin më qartë se herët e tjera, për të dalë kundër logjikës së saj bllokuese. Mogerini, Lu e diplomatë të tjerë të të gjitha rangjeve bënë thirrje të përsëritura për të mos dështuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke hyrë dhe ata në vallen e deklaratave kërcënuese për opozitën.

Edhe marrëveshja e 17-18 majit është një produkt i pastër i Çadrës. Në fakt është një zgjatim fundor logjik i saj. Të lodhur nga katër muaj protesta, opozitarët treguan se mezi e prisnin një rrokje duarsh me Ramën. Çka u pasua më pas me hyrjen e tyre në qeveri dhe me prishjen e koalicionit PS-LSI. Çka më pas prodhoi shifrat zgjedhore që tani i dimë të gjithë, përfshirë fitoren e madhe të Edi Ramës. Një zot e di nëse këto ngjarje do të kishin ndjekur këtë renditje, pa strumbullarin-Çadër në Bulevard.

Nëse vitit 2017 do t’i hiqnim Çadrën e Lirisë, siç e quajti PD krijesën e saj, gjithçka do të kishte ecur në një tjetër korsi, nën një tjetër ritëm dhe me të tjera degëzime. Është pamundësia e leximit deri në fund e mënyrë shterruese të rastësive që Çadra prodhoi, ajo që na e bën të pamundur të gjejmë se çfarë do të kishte qenë ky vit pa atë ngrehinë prej pëlhure, që u instalua brenda pak orësh një pasdite të 18 shkurtit 2017, por që e shenjoi në mënyrë të pakthyeshme rrjedhën e historisë politike të vendit deri në orët pëmbyllëse të vitit që po mbaron. Ky ishte Viti i Çadrës!

Next Post
Mbappe: Në Bernabeu do shkojmë për t’u kualifikuar

Mbappe: Në Bernabeu do shkojmë për t’u kualifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In