• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i dytë i mandatit, Veliaj: Investime kudo, fokusi te zonat rurale

by Java News
22/11/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin e dytë të mandatit, në fokus të investimeve të Bashkisë së Tiranës do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale. Rruga e Çekrezës në Njësinë Administrative Zall Herr është një nga investimet që sapo ka nisur të realizohet nga bashkia, një rrugë e re me standarde më të mira dhe sinjalistikë të plotë rrugore. Në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehu bindjen se ky investim do të përfundojë përpara afatit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.

“Kemi filluar një proces shumë të fortë të investimeve në zonat rurale. Sot jemi në Zall-Herr për rrugën e “Çekrezës”, pastaj me rrugën e “Kasallës”, e cila do të nisë muajin tjetër. Besoj se pranverën e ardhshme do të na gjejë me dy investime shumë të rëndësishme. Janë dy arterie kryesore komunikimi. Kur komunikimi ndodh, edhe ekonomia zhvillohet pak më shpejt. Do të bëjmë maksimumin që ta mbarojmë përpara afatit dhe me të mbaruar rrugën e “Çekrezës”, do të fillojmë me rrugën e ‘Kasallës’”, tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se bashkia ka nisur një seri investimesh në të gjithë atë që quhet kurora e Malësisë së Tiranës, dhe se shumë shpejt do të përurohet rruga e Krrabës.

“Investime do të ketë edhe në Zall Bastar e Zall Dajt, për të dhënë një mesazh shumë të qartë: Nuk ka rëndësi si kemi votuar, nuk ka rëndësi nëse jetojmë pranë Sheshit Skënderbej apo në periferi, për Bashkinë e Tiranës të gjithë qytetarët janë njësoj. Aty ku ka qytetarë që quhen të Tiranës, trajtimi do të jetë njësoj, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi. Sigurisht, qendra e qytetit është shtëpia, është dhoma e pritjes, e secili prej nesh rregullon dhomën e ndenjes, sepse aty i vijnë të gjithë miqtë. Kjo është arsyeja pse patjetër do investojmë dhe në Sheshin Skënderbej, në Bulevardin e ri, por është shumë e rëndësishme që të gjitha dhomat e shtëpisë të trajtohen me të njëjtin dinjitet. Kjo është arsyeja pse, në fakt, në vitin e dytë të mandatit tonë fokusin më të madh do ta kemi te zonat rurale”, tha ai, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për realizimin e investimeve të bashkisë, të cilat do të përkthehen edhe në rritje të vlerës së pronës për ta.

“Ajo që u kërkoj qytetarëve të Zall-Herrit është pak bashkëpunim. Disave do u kërkojmë që ta shtyjnë pak gardhin, disave do u kërkojmë që të prishim një mur pa leje. Është e rëndësishme që kur përfitojnë mijëra vetë, le të prishet pak rehatia e dy-tre vetëve sepse edhe ata vetë fitojnë një vlerë më të rritur të pronës”, tha Veliaj. Deputeti i PS, Xhemal Qefalia, vlerësoi premtimin e mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, duke thënë se kjo zonë e Tiranës ka qenë në harresë për 25 vite.

“Jemi këtu për të bërë realitet premtimin e kryetarit të Bashkisë, që do t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëlloj të barabartë, ai ata që jetojnë në periferi, aia ata në qendër. Ndaj më lejoni që në emrin e të gjithë banorëve, ata që e votuan Erionin dhe të atyre që nuk e votuan, ta falenderoj posaçërisht për investimet që po bën në të gjithë periferinë e Tiranës. Besojmë se ashtu siç po punoni pa pushim në çdo cep të Tiranës, po punoni edhe në zona të tjera rurale”, tha Qefalia.

Edhe administratori i Njësisë Administrative Zall Herr, Arben Maloku falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e rrugës, e cila do të rrisë komunikimin dhe investimet në këtë zonë. Aktualisht, gjendja e rrugës është e degraduar, e shtruar me zhavorr dhe çakull, me një gjerësi nga 4 në 4.5 m. Falë punimeve që do të realizohen nga Bashkia e Tiranës, rruga do të ketë 2 korsi me një gjerësi 7 metra, me dy kalime, gjerësi asfalti 6m, si dhe bankinë në të dyja anët e rrugës.

erion-veliaj-ne-zall-herr-9erion-veliaj-ne-zall-herr-8erion-veliaj-ne-zall-herr-7erion-veliaj-ne-zall-herr-6erion-veliaj-ne-zall-herr-5erion-veliaj-ne-zall-herr-4erion-veliaj-ne-zall-herr-3erion-veliaj-ne-zall-herr-2

Next Post
Anëtari i kushtetueses, Kristo: Vettingu do të bëhet, por duhet reformuar sistemi politik që është i deformuar

Anëtari i kushtetueses, Kristo: Vettingu do të bëhet, por duhet reformuar sistemi politik që është i deformuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

August 22, 2026
“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

August 22, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

August 22, 2026
“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

August 22, 2026
“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

August 22, 2026
“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

August 22, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com