• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti bankar 2024

by Fatos Çoçoli
27/12/2024 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Bankat e nivelit të dytë po e mbyllin këtë vit me një rritje mbi 16 për qind të kredisë për qytetarët dhe sipërmarrësit. Për këtë, i ka ndihmuar Banka e Shqipërisë, me normalizimin e kujdesshëm të politikës së lekut (politikës monetare), duke ulur inflacionin, pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë financiare të vendit. Mosrritja e çmimit fundor të energjisë elektrike dhe veprimet energjike të Bankës së Shqipërisë me normën bazë të interesit të parasë i mundësuan vendit të ketë inflacion ndër më të ulëtit e rajonit, me mjedis financiar nxitës dhe një shtim të shpejtë të kreditimit. Gjatë vitit 2024, ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4 për qind, duke gjeneruar më shumë punësim, paga më të larta dhe më shumë të ardhura për familjet dhe bizneset.

Këto të fundit u mbështetën dhe nga ulja e inflacionit, i cili ra në 2.2 për qind për këtë vit, duke u përgjysmuar, krahasuar me inflacionin mesatar 4.6 për qind të vitit 2023. Ky nivel i ulët inflacioni u lehtësoi barrën e kostove ekonomisë familjare të qytetarëve të thjeshtë. Krahas uljes së inflacionit, treguesit kryesorë financiarë dhe ekonomikë të vendit shënuan përmirësime të dukshme. Borxhi publik dhe ai i jashtëm ranë në nivelet më të ulëta të më shumë se një dhjetëvjeçari. Mjedisi financiar me përqindje të ulëta interesi për huat bankare të dhëna, së bashku me qasjen proaktive të bankave ndaj kreditimit, solli një shtim të fortë të kredisë. Turizmi përllogaritet të na ketë sjellë të paktën 710 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, me më shumë se 15 mijë familje që jo vetëm në bregdet, por edhe në fshatin më të largët, hynë për herë të parë në qarkullimin ekonomik të veprimtarisë turistike, thjesht duke dhënë një dhomë me qira, apo duke ofruar të gjithë banesën për bujtinë, etj..

 

 

I gjithë ky transformim u mbështet nga ndërtime sërish në shtim, si dhe nga flukse të larta parash të emigrantëve për në atdhe, në formën e ndihmave për të afërmit këtu, apo blerjeve të shtëpive të dyta në bregdet apo në fshat. Kjo tablo ekonomike pozitive është vërtetuar edhe nga vlerësimet në rritje të dy agjencive ndërkombëtare të vlerësimit të aftësisë borxhshlyese të vendeve, “Moody’s” dhe “Standard and Poor’s”, të cilat kanë përmirësuar renditjen e rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë. Ky është një zhvillim pozitiv, pasi ul rrezikun e perceptuar në tregjet e huaja për huat që ne marrim si shtet, duke pakësuar edhe kostot e marrjes së këtyre huave. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2024, pesha e aktiveve (kapitaleve) të sistemit tone financiar ndaj prodhimit kombëtar u rrit në 92 për qind të 24.9 miliardë eurove prodhim kombëtar që patëm për këtë vit. Brenda sistemit financiar, sektori bankar vijon të mbizotërojë me gati 91 për qind të totalit të aktiveve (kapitaleve).

Qëndrueshmëria e sektorit bankar, sa i përket kapitalizimit dhe përfitueshmërisë, konsiderohet pozitive. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit bankar shënoi nivelin mbi 20 për qind dhe mbetet dukshëm mbi minimumin rregullator të Bankës së Shqipërisë prej 16 për qind. Po ashtu, Banka e Shqipërisë vijon të monitorojë periodikisht e në mënyrë të rregullt përmbushjen e shtesave të kapitalit të bankave dhe kërkesave të ligjit për “Rimëkëmbjen dhe Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”. Rezultatet e provës së rezistencës dhe ushtrimet e stres-testeve për periudhën (horizontin e ardhshëm) 2025– 2026, tregojnë se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm ndaj goditjeve të mundshme makroekonomike. Bilanci i bankave tregtare u rrit me 6 për qind në vitin 2024, në krahasim me një vit më parë, deri në fund të tetorit 2024. Burimi kryesor i financimit të bankave mbeten depozitat e qytetarëve, të cilat në fund të tetorit 2024 shënuan vlerën 16.5 miliardë euro, duke u shtuar me 5.3 për qind, në krahasim me vitin 2023.

Gjatë këtij viti (janar-tetor 2024), bankat tregtare dhanë 8.1 miliardë euro kredi, duke u rritur me 11.2 për qind, krahasuar me nivelin e kredisë bankare në fund të tetorit 2023. Cilësia e kredive bankare dëshmon përmirësim, ku raporti i kredive me probleme u zvogëlua në vetëm 4.6 për qind ndaj totalit të kredive. Muajin e kaluar, Banka e Shqipërisë arriti të finalizojmë futjen e Shqipërisë në zonën SEPA të pagesave në euro për vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, duke shënuar një tjetër sukses në përpjekjet e saj të pesë viteve të fundit, në modernizimin e sistemit të pagesave, si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë. Me hyrjen efektive në SEPA në prill 2025, si qytetarë do të kemi vetëm gjatë vitit të ardhëm 20 milionë euro kursim në tarifa bankare më të ulura, për dërgesat tona të eurove brenda dhe jashtë vendit për në BE. Këto janë të gjitha arsye kokëforta, për të thënë me plot gojën se viti 2024 po mbyllet si një vit i mirë bankar.

Next Post
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar të Koresë së Veriut që luftonte krah rusëve

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar të Koresë së Veriut që luftonte krah rusëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In