• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Viti 2024, gur kilometrik për infrastrukturën”/ Urimi i Ballukut: Shumë punë të mira do bëhen edhe…

by A R
01/01/2025 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar Vitin e Ri 2025.

Balluku u ka uruar të gjithë shqiptarëve për një vit sa më të mbarë, kudo që ata janë.

Përmes një video mesazhi Balluku tha se, “në këtë ditë të parë të 2025 uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë me plot shëndet dhe begati e plot harmoni në familjet e tyre. Mbi të gjitha dua të uroj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe të infrastrukturës, për gjithëçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura”.

Në vitin 2024 kemi shënuar gur kilometrik për infrastrukturën. Hapja e tunelit të Llogorasë një nga ëndrrat në sirtar të gjithë qeverive u realizua në 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu nisëm punën dhe do të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu , Thumanë -Kashar që ka nisur të jetë në përdorim nga fundi i qershorit 2024, duke u pasuar me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjerë të këtij korridori dhe hapjen e garës ndërkombëatre për ndërtimin e segmentit Milot -Balldre i shumëpritur nga Shkodra dhe Lezha”, tha Balluku.

Ajo tha se shumë punë të mira do të behen edhe gjatë viti 2025.

“Kemi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Sqipërisë por edhe vendeve të rajonit. Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Balluku.

Ajo theksoi se edhe energjia ka bërë hapa përpara.

“Për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke na dhënë mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.

Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësur ulen e çmimit të energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluskin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjëve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se, 2025 është një vit plotë sfida.

“Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e punonjësve tanë, ne do t’ja dalim për të bërë punë edhe më të mira. Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e Ujësjellës- Kanalizimeve duke rritur të ardhurat e sektorit dhe duke shërbyer me sisteme të mordernizuara dhe të sigurta për të gjithë shqiptarët. Ndërsa një gur kilometrik është vendosur edhe në sektorin e Aviacionit Civil.
Mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportine Tiranës që do të pasohet gjatë 2025 me aeroportin e Vlorës që do të nisë operimin e tij në pranverën e këtij viti.
Lajme të mira do të kemi plotë “, tha Balluku.

Sipas saj, “ashtu sikurse Tirana u rrethua nga një unazë infrastrurore rrugore moderme që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e BE-së, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin.

Për të përmbyllur të gjitha kantierët që tashmë kanë nisur nga puna dhe për të hapur kantiere të reja ndërtimi që do ta cojnë Shqipërinë në një nivel tjetër atë europian . Ashtu siç premtuam dhe po bëjmë punën tonë çdo ditë”, mbyll mesazhin Balluku.

Next Post
Thirrje për paqe dhe kërcënime për luftë, mesazhet e liderëve të botës për vitin 2025

Thirrje për paqe dhe kërcënime për luftë, mesazhet e liderëve të botës për vitin 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com