• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viti 2020, gratë mësyjnë Shtëpinë e Bardhë

by Java News
09/01/2018 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fjalimit të mbajtur në ceremoninë e “Golden Globes”, Oprah Winfrey po shihet se kandidate e ardhshme për presidente në SHBA. E veshur me të zeza për t’u solidarizuar me femrat e Hollivudit që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale, ajo mbajti një fjalim emocionues që zgjati 9 minuta.

Sipërmarrësja afroamerikane, njëkohësisht emër i njohur i televizionit në SHBA, foli për gratë që kanë pësuar abuzime dhe dhunë seksuale si dhe i inkurajoi ato të mbajnë familjen e të ndjekin ëndrrat.

Winfrey tha se shpreson të shohë “agimin e një dite të re, në të cilën, falë betejës së një pjese të madhe të këtyre grave të mrekullueshme, askush nuk do të ketë më nevojë të thotë “edhe unë” (me too), pra të denoncojë publikisht ngacmimet seksuale të kolegëve apo drejtuesve”.

Fjalimi u pasua me duartrokitje të gjata, ndërsa në rrjetet sociale nisi një “uragan” postimesh me hashtagun  #Oprahforpresident dhe #Oprah2020, në njëfarë mënyre një nxitje popullore për të zbritur në arenë përballë Trump-it në vitin 2020.

Winfrey është 63 vjeçe dhe që prej mbylljes së emisionit të saj shumë të ndjekur është pyetur shpesh nëse ndihet e gatshme të futet në politikë. Ajo ka thënë gjithmonë jo, por ka qenë gjithnjë një mbështetëse e fortë fillimisht në fushatën e Obamës e më pas në atë të Hillary Clinton-it.

Stedman Graham, partneri i saj i jetës, u shpreh pas ceremonisë se “kandidimi nuk varet nga ajo, por nëse qytetarët e inkurajojnë, do ta bënte me siguri”.

Zgjedhësit amerikanë kanë treguar se kanë dobësi për kandidatët që vijnë nga bota e ekranit dhe këtë e tregojnë rastet e Ronald Reagan, Arnold Schwarzenegger apo edhe vetë Trump-it, që u bë i famshëm me shfaqjen e tij “The Apprentice”.

Winfrey është një grua energjike, inteligjente dhe e ndjeshme kur është fjala për problemet sociale.

Por pavarësisht kësaj, diskutimi i kandidaturës së saj është diçka e parakohshme. Manovrat e mirëfillta për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nisin pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

E megjithatë, në horizont duken disa yje, mes të cilave gra demokrate si senatorja afroamerikane e Kalifornisë, Kamala Harris, apo ajo e Massachusetts-it, Elizabeth Warren dhe e New York-ut, Kristen Gillibrand.

Ndërsa në kampin republikan, gjërat janë më pak të qarta. Kjo sepse do të shihet se çfarë do të ndodhë me presidencën e Trump-it, sidomos pas librit “Zjarr dhe furi” dhe intensifikimit të hetimeve për rastin Russiagate.

Libri i gazetarit Michael Wolff ka bërë që të lindin hipotezat për një kandidim të mundshëm të Ivanka Trump, vajzës së presidentit, por me gjasa edhe të ambasadores në OKB, Nikki Haley, e cila përshkruhet si “ambicioze si Luçiferi”. 

Përgatiti: Gazmira Sokoli-TemA TV 

Next Post
Pato nostalgjik: Milan është shtëpia ime, do ta mendoja kthimin

Pato nostalgjik: Milan është shtëpia ime, do ta mendoja kthimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com