• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Viti 2020 do jetë pikë kthese në marrëdhëniet midis BE-së dhe vendeve të rajonit”

by Java News
25/02/2020 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) në Ballkanin Perëndimor është zhvilluar vitet e fundit mes interesave alternative të shteteve anëtare dhe jo anëtare të BE dhe ka prodhuar rezultate të ndryshme. Në vitin 2018, vendimi i Komisionit Evropian për të pasur një strategji të re drejt Ballkanit Perëndimor, duke pranuar që interesat e BE dhe rajonit pajtohen gjerësisht, përfshirë Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u dukën se përfundimisht krijuan terrenin për përpjekje të mëtejshme dhe më konkrete drejt zgjerimit.

 

Por, ‘Mosmarrëveshja’ e Tetorit të kaluar nga Këshilli Evropian për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bllokoi përsëri të gjithë procesin, dhe rrezikon të shuajë shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar një ditë në Bashkimin Evropian. Përkundër këtij historiku, viti 2020 mund të jetë një pikë kthese e vërtetë në marrëdhëniet midis BE-së dhe vendeve të rajonit që aspirojnë anëtarësimin.

Konferenca e ditës së djeshme e dy Fondacioneve më të rëndesishme të majta në Evropë, Fondacionit për Studime Progresiste Evropiane, Fondacionit Friedrich Ebert Tiranë dhe Fondacionit Qemal Stafa, fondacionit politik të Partisë Socialiste siguroi që palët kryesore të interesit në rajon, politikëbërësit progresivë evropianë dhe ekspertët të përfshiheshin në një diskutim të hapur, mbi sfidat në vazhdim dhe mundësitë ekzistuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor që procesi i integrimit të marrë vrull dhe të shndërrohet në një perspektivë më konkrete për rajonin dhe për BE-në.

E ndarë në dy Panele të ndryshme, konferenca mirëpriti Kryeministrin Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Balla, Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe Mimi Kodhelin si Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të cilët ndanë bindjet e tyre mbi rolin e BE- në integrim, krizën e brendshme politike midis vendeve të BE-së, pozicionin e Shqipërisë në rajon dhe BE, çfarë është bërë e duhet bërë për ti garantuar qytetarëve shqipëtarë përgjigjen pozitive nga Samiti i Zagrebit.

Midis të tjerë ndërkombëtarëve për herë të parë në Shqipëri si Eurodeputete dhe Reportere për Shqipërinë, si Paneliste në sesionin e dytë ishte e ftuar Isabel Santos, e cila, lidhur me Ballkanin Perëndimor e sheh politikën e BE-së në dy rrugë: të dorëhiqesh dhe luftosh, duke zgjedhur ajo vetë rrugën e dytë për BE-në, ku sipas saj BE ka nevojë për përpjekje për të kaluar krizat e brendshme dhe forcë për të ndihmuar Ballkanin të kalojë këtë sfidë. Nga ana tjetër Santos i sheh forcat e majta progresiste në të njëjtin pozicion, duke luftuar për të treguar rëndësinë që ka ky proçes dhe rëndësinë që do të kishin për Evropën energjitë e reja që do ti bëheshin pjesë.

Në mbyllje të konferencës fjalën e mori Lazlo Andor, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit për studime progresiste evropiane, ish minister i jashtëm Hungarez dhe njëkohësisht ish-Komisioner i Komisionit Evropian, si proevropianist dhe i gatshëm për çdo nismë progresiste midis forcave të majta e jo vetëm, për të shtyrë zgjerimin e BE-së, si aspiratë e përbashkët me Shqipërinë brenda saj.

Sesioni i pyetje-përgjigjeve me pjesëmarrësit dhe panelistët mbylli konferencën dy ditore shpresplotë për Samitin e Zagrebit./ Nga Teuta Vodo, Drejtoreshë e Fondacionit Qemal Stafa

Next Post
Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In