• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 2018 mundësi unike për rajonin, Mogherini: Jepuni prioritet reformave

by A R
19/12/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësisht zëvendës presidentja e Komisionit Evropian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini zhvilloi dje një takim jozyrtar me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar situatën në rajon dhe në veçanti për mundësitë për përparimin e rajonit drejt integrimit në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2018.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç theksuan vendosmërinë e tyre të plotë për të vazhduar punën për procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Siç u konfirmua qartësisht këtë vit, si nga Këshilli i Evropës në mars edhe nga presidenti Juncker në fjalimin e tij drejtuar Bashkimit Evropian në shtator, viti 2018 do të paraqesë një mundësi unike për rajonin për të bërë hapa të pakthyeshëm në rrugëtimin e tij drejt integrimit në BE, më kusht që t’u jepet prioritet reformave të nevojshme, në veçanti shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe të drejtave themelore të njeriut.

Me një dinamikë të ripërtërirë në politikat e zgjerimit të BE-së dhe mundësinë për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për rajonin, Mogherini nënvizoi nevojën që partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë për të përshpejtuar reformat për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve dhe marrjen e hapave konkrete drejt integrimit në BE.

Pjesëmarrësit theksuan vendosmërinë dhe interesin e tyre në forcimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në promovimin e mirëkuptimit mbarërajonal.

Në këtë kontekst, u fokusua rëndësia e vazhdimit të diskutimeve mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç për të bërë progres në lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës./a.m.

Next Post
Trafik heroine nga Shqipëria në Napoli, “Smoke Snake” vë në pranga 26 persona

Arrestohet milioneri nga Kopliku, ishte koka e një bande narko- trafiku me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com