• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 1891/Akademiku serb Çedomir Mijatoviç mbi gjuhën shqipe dhe veprën e Pjetër Bogdanit!

by Enver Robelli
15/12/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Çedomir (Çedomil) Mijatoviq ka qenë politikan, diplomat dhe i dërguar (ambasador) i Mbretërisë së Serbisë në Londër në kohën e sundimit të Mbretit Aleksandër Obrenoviqit, i cili u vra më 1903 për shkak të qëndrimeve të tij proaustriake (properëndimore). Mijatoviq, i lindur më 1842 në Beograd, atëbotë një qytezë në veri të kufirit të Turqisë Europiane, studioi në Leipzig, Vjenë, München, Zürich. Ai ishte jurist i njohur dhe fliste pesë gjuhë të huaja.

I ati i Çedomir (Çedomil) Mijatoviqit ishte avokat, i ardhur në Serbi nga Hungaria jugore. Millan Mijatoviqi punoi si mësues në Gjimnazin e Parë të Beogradit, ku ligjëroi latinishten, historinë dhe gjeografinë. Çedomir (Çedomil) Mijatoviq më së shumti i ndikua nga e ëma e tij, Rakilla Kristina, e cila ishte me origjinë serbo-spanjolle. Gjuha kryesore e përdorur në familjen Mijatoviq ishte gjermanishtja. Më 1864 Çedomir (Çedomil) Mijatoviq u martua në Kishën Ruse të Leipzigut me britaniken Elodie Lawton, e cila ndikoi që Mijatoviq të bëhet anglofili më i madh i asaj kohe në shoqërinë serbe. Ai është shpikës i emrit të valutës serbe (më vonë jugosllave) të quajtur dinar dhe si të arritur më të madhe të tij e konsideronte një ligj, i cili përcaktonte pasurinë që nuk mund t’i konfiskohet një bujku në emër të borxhit: ndalohej konfiskimi i shtëpisë së bujkut, zgjedhës së qeve, plugut dhe pesë hektarëve tokë.

Më 28 qershor 1881 Çedomir (Çedomil) Mijatoviq, me urdhër të sundimtarit të Serbisë, Princit Millan, nënshkroi një marrëveshje sekrete me Austro-Hungarinë, ku garantonte se Serbia do të heq dorë nga pretendimet ndaj Bosnjës dhe nga politika e pavarur e jashtme. Nga nacionalistët prorusë serbë kjo u pa si heqje dorë nga sovraniteti. Për këtë Mijatoviq u atakua nga dy politikanë: kryeministri Milan Piroçanac dhe ministri Millutin Garashanin. Më 4 tetor 1881 Mijatoviq nënshkroi aktin me të cilin Serbia vendosi marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pothuaj të gjithë politikanët dhe intelektualët serbë të asaj kohe edhe Mijatoviq nuk kishte ndonjë qëndrim progresiv ndaj Kosovës, por është interesant një mendim i tij mbi veprën e Pjetër Bogdanit «Çeta e Profetëve», të botuar më 1685. Në «Spomenik SK akademije nauka, X Beograd, 1891» Mijatoviq shkruan: «Gjykuar në bazë të tekstit në italisht, vepra është e shkruar me një qartësi dhe pasuri detajesh interesante, çfarë është e pabesueshme që një vepër e tillë ka mundur të shkruhet në shekullin XVII… kjo vepër flet shumë për pasurinë e gjuhës shqipe, mbasi ka qenë e mundur të thuhet në shqip e gjithë ajo që për asofarë temash abstrakte thuhet në italisht».

Titulli i artikullit është ky: «Jedan potomak Dušanovog Bogdana». Aty Mijatoviq tenton ta prezantojë Pjetër Bogdanin si pasardhës të një familjeje feudale serbe, por më 1950 mediavelisti i njohur serb, Jovan Radoniqi, shkroi – duke u bazuar në fakte të pamohueshme – se Pjetër Bogdani ka qenë shqiptar. Përkundër përpjekjes për ta «përvetësuar» Bogdanin, Mijatoviq e pranon që vepra «Çeta e Profetëve» është shkruar në shqip dhe italisht. Ai shprehet i habitur mbi pasurinë e gjuhës shqipe.

 

Next Post
Masakra e Reçakut/ Ja tmerri i treguar nga njeriu që përjetoi mëngjesin e janarit të vitit 1999

Masakra e Reçakut/ Ja tmerri i treguar nga njeriu që përjetoi mëngjesin e janarit të vitit 1999

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com