• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vitet e pritjes së një shoqërie të traumatizuar

by Linda Karadaku
05/03/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Kanë kaluar tashmë pak më pak se 30 vjet, më shumë se cerek shekulli që nga vitet 90, kur pritshmëritë dhe ëndrrat evropiane të shqiptarëve ishin të artikuluara shumë qartë, bindshëm dhe me një entuziazëm që do ta bënte gjithkënd optimist për vitet në vazhdim. Pavarësisht ulje-ngritjeve të zhvillimit të Shqipërisë, në fakt, pritshmëritë nuk janë realizuar dhe optimizmi nuk ka prodhuar ende rezultatet e imagjinuara pak apo plotësisht.

Politika shqiptare vazhdon të dominohet pak a shumë nga të njëjtët aktorë, dhuna verbale dhe shpesh edhe fizike vazhdon të jetë po aq e pranishme në politikë, fjalori politik është më shumë se i tmerrshëm dhe dekurajues, diskursi politik vazhdon të sillet rreth të njëjtave tema dhe akuza dhe madje, edhe historia e rrezimit të komunizmit vazhdon ende, edhe pse kanë kaluar pothuaj tre dekada që atëherë.

Shoqëria shqiptare është edhe më në hall. Prishja e ekuilibrave të saj të brendshëm të para 90’-tës nuk u meremetua me ndërtimin apo rehabilitimin e mekanizmave të rinj, shoqëria shqiptare nuk u bë as më sociale, as më e drejtë, përkundrazi, traumat e kohës së komunizmit konkurojnë pa problem me traumat e tranzicionit, që hodhën poshtë me të drejtë një grup të ashtuquajtur vlerash të kohës së komunizmit, por nuk i zëvëndësuan ato me vlera demokratike dhe nuk krijuan mekanizma shoqërorë të përputhshëm me një sistem të ri politik.

Edhe më keq, në emër të demokracisë, domethënë në fakt në një përpjekje anarkike për të vendosur një sistem demokratik (nga ana politike), u krijuan të ashtuquajtura vlera të reja të kapitalizmit, të cilat në fakt nuk përkojnë shumë me kapitalizmin në një vend demokratik. Ato i ngjajnë më shumë një sistemi anarkik feudal në miniaturë me feudalë të vegjël që i përputhin rregullat e shtetit me nevojat e sundimit të tyre.

 

Politika dhe shoqëria shqiptare ka nevojë të unifikohen në një ridimensionim të sistemit politik dhe shoqëror, ku ndërhyrje kirurgjikale si reforma në drejtësi apo vetingu në polici të realizohen dhe të vendosin precedentin e funksionimit të shtetit ligjor.  Por kjo është vetëm një hallkë e sistemit. I tërë sistemi ka nevojë për ridimensionim, duke filluar nga politika tek shoqëria dhe anasjelltas.

Ne, qytetarët e thjeshtë, e prodhojmë klasën politike, por edhe ajo na prodhon ne, përmes mekanizmave të shtetit, funksionalë ose jo funksionalë, demokratikë, feudalë, apo anarkikë.  Ajo që na mungon të gjithëve në këtë vend është kohezioni social, shoqëror dhe politik. Shoqëria shpesh nuk është pjesë e vendimeve politike dhe as politika pjesë e vendimeve të shoqërisë.

Shija politike, shoqërore, mediale, ekonomike e qytetarit ndikohet nga klasa politike dhe administrative ndërkohë që qytetari e sheh politikën të shkëputur nga vendimet politike që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e tij të përditshme.  Gjetja dhe vendosja funksionale e një apo disa mekanizmave që do të krijonin kohezion midis qeverisjes dhe administrimit nga njëra anë dhe qytetarit nga ana tjetër, do të ishte dobiprurëse për të dyja palët, duke krijuar një lidhje afatgjatë midis qytetarit dhe administratës së qeverisjes.

Në fund të fundit, është e nevojshme dhe e domosdoshme që ndërhyrjet kirurgjikale në sistem, themelimi dhe funksionalizimi i mekanizmave veprues në politikë, administratë dhe në vetë shoqërinë, të shkojnë krah për krah me mbështetjen e masës së njerëzve, e asaj që quhet masë kritike.  Abraham Lincoln ka thënë: “Asnjë njeri nuk është  aq i mirë sa të qeverisë një njeri tjetër, pa pëlqimin e tij.” Në fund të fundit, nevoja për reformim të sistemit politik dhe administrative, shkon bashkë me nevojën që shoqëria ta kuptojë dhe përcetojë qartë dhe të vetë-reformohet, duke e perceptuar si një ndryshim normal, logjik dhe evolutiv të vetin.  Por këto procese shkojnë bashkë, dhe duke shkuar bashkë, ndihmojnë ose pengojnë njëri-tjetrin.

Prandaj, aq sa është me rëndësi që të reformohet ngrehina e qeverisjes, administratës, politikës, ekonomisë, po aq me rëndësi është që të reformohet vetë shoqëria, duke u bërë zot i fateve individuale dhe kolektive, duke mos i parë qeveritë dhe qeverisjet si oponencë, por si partner për të arritur të njëjtin qëllim final, demokratizimin e gjithë spektrit, politik, shoqëror, ekonomik dhe kështu me rradhë në të gjithë komponentët.

 

Next Post
Krijimi i qeverisë në Itali, skenaret për koalicionet e mundshme

Krijimi i qeverisë në Itali, skenaret për koalicionet e mundshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com