• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Vitet 49-57/ Si u emetuan në Shqipëri 4 huatë shtetërore për zhvillimin e ekonomisë

by Java News
28/02/2018 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Praktika e emetimit të bonove dhe obligacioneve do të përdorej edhe pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Me 14 korrik të vitit 1949 qeveria komuniste do të emetonte një hua shtetërore për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës në vend; veprim që do të aplikohej edhe tre herë të tjera. Huaja e dytë do të emetohej me 29 janar të vitit 1952, e treta me 1 mars të vitit 1953 ndërsa e katërta me 7 mars të vitit 1955. Interesi do të ishte i njëjtë, 4 %. Totali i 4 huave të emetuara arrinte në thuajse 1.6 miliardë lekë.

Në vitin 1956, përmes një dekreti, qeveria do të vendoste të konvertonte 4 huatë për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës, në një hua të vetme. Në momentin e bashkimit të huave, qeveria kishte shlyer vetëm një pjesë të borxhit të emetuar dhe kishte mbetur pa shlyer 1 miliard e 450 milionë lekë.
huaja-shteterore_1519836501-6456362
“Me qëllim që të shtesohet shërbimi ndaj mbajtësve të obligacioneve të huasë së parë, huasë së dytë, huasë së tretë dhe huasë së katërt shtetërore për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të thjeshtësohet e të përmirësohet administrimi i këtyre huave, autorizohet Këshilli i Ministrave që të konvertojë në një hua të vetme të katër huarat. Huaja shtetërore, e kontrolluar do të përfshijë vleftën e obligacioneve të katër huarave që bashkohen dhe që nuk janë shlyer gjer më sot, shuma e të cilave arrin në 1.450.000.000 lekë.

Afati i shlyerjes së huasë caktohet baras me afatin mesatar të katër huarave, që është 15 vjet. Obligacionet e katër huarave shtetërore, që konvertohen, çkëmbehen me obligacionet e huasë së konvertuar me vleftë të barabartë. Afati i këmbimit caktohet nga 1 janar 1960 gjer me 31 gusht 1960. Pranohen për këmbim të gjitha obligacionet që kanë ruajtur karakteristikat kryesore të tyre. Obligacionet gjysma çkëmbehen për gjysmën e vleftës, me përjashtim të obligacioneve me vleftë prej 50 lekë. Obligacionet që kanë ruajtur me pak se gjysmën nuk kanë vleftë dhe nuk pranohen për çkëmbim vecse kur ruajnë numrin e serisë dhe të obligacionit. Obligacionet e huasë së konvertuar që fitojnë në llotaritë e fitimit dhe të shlyerjes dhe nuk paraqiten në Arkat e Kursimit gjatë 15 vjetëve duhet të paraqiten për t’u paguar gjer me 31 dhjetor 1957. Pas kësaj date obligacionet nuk paguhen” shkruhej në dekretin Nr.2927, datë 13.7.1956.

Skema “joshëse” e fitimprurëse e obligacioneve
Huaja shtetërore për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës emetohej për 20 vite. Obligacionet e huasë ishin prej 1000, 500, 100 dhe 50 lekë. Skema e zgjedhur për këto hua ishte një skemë sa fitimprurëse aq edhe motivuese për qytetarët.

Veç fitimeve vjetore prej 4 % që merrte secili që kishte blerë obligacione, kishte mundësinë e tërheqjes së menjëhershme të investimit dhe fitimit nëse rezultonte fitues në lotarinë që organizohej.

Plani i huasë parashikonte organizimin e lotarive përmes të cilave 1/3 e obligacioneve do të shlyhedhin përmes lotarisë ndërsa 2/3 sipas vleftës së tyre nominale. Ai që fitonte në lotari, merrte fitimin dhe konsiderohej I shlyer menjëherë.

Fitimet e lotarisë ishin në masën 100.000 lekë, 50.000 lekë, 25.000 lekë, 10.000 lekë, 5000 lekë dhe 1000 lekë për obligacionin bazë prej 500 lekë. Gjatë 20 viteve të kohëzgjatjes së huasë, parashikohej organizimi i 40 lotarive fitimi dhe 15 lotarive shlyerje. Për çdo heqje lotarie dhe për çdo kategori të huasë, dmth.për çdo 100 milion lekë fitonin sasitë e obligacioneve të poshtëshënuara:

1 fitim 100.000 lekë

1 fitim 50.000 lekë

4 fitime nga 25.000 lekë

10 fitime nga 10.000 lekë

50 fitime nga 5.000 lekë

1633 fitime nga 1.000 lekë

Fitimet dhe të ardhurat nga huaja shtetërore përjashtoheshin nga çdo tatim e taksë./scan

Next Post
Sasia rekord e kokainës, Policia e Shtetit: Deklaratat e Bashës, denigruese!

Kokaina në Maminas, çfarë dëshmuan 2 të arrestuarit dhe dyshimet ku fshihet pronari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

August 22, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

August 22, 2026
“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

August 22, 2026
“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

August 22, 2026
“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

August 22, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

August 22, 2026
“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com