• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vitamina D kundër të gjitha sëmundjeve

by Java News
08/05/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm hani artikuj të cilët janë plot me të dhe nuk ka arsye të brengoseni për sulm në zemër apo sulm në tru, alergji apo eshtra të dobëta dhe osteoporozë.

Sipas të dhënave jozyrtare, përafërsisht 75 për qind e personave të rritur dhe 70 për qind e fëmijëve kanë mungesë të vitaminës D!

 

 

Arsyeja për këtë të dhënë të tmerrshme është që një numër i vogël i njerëzve e di sa është doza e rekomanduar dhe çfarë pasojash mund të shkaktojë mungesa e kësaj vitamine, transmeton Telegrafi.

“Çfarë është saktësisht vitamina D?

Fjala është për substancën e cila depozitohet në mëlçi dhe në inde yndyrore, dhe pikërisht është forma e vitaminës e shkrishme në yndyra.

Për këtë shkak, nëse keni tepricë të yndyrës, trupi mund të pushojë të përdorë vitaminën D nga ushqimi të cilin e konsumoni.

Vitamina D mund drejtpërdrejt që të thithet nga rrezet e diellit dhe nga artikuj të caktuar ushqimorë.Njëra nga cilësitë e rëndësishme të vitaminës D është absorbimi i kalciumit në eshtra dhe forcimi i gjithë skeletit.Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të shkaktojë rakitin, çrregullimin e eshtrave…

Te fëmijët hasim rakitin, e te të rritur vjen te osteoporoza. Te osteoporoza, vitamina D jepet në kombinim me kalciumi. Mu për këtë arsye edhe thuhet se shëndeti i eshtrave varet nga kjo vitaminë. Plogështi, djersitje e tepërt, mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Dobësi muskulore

Ka shumë mundësi të ndjeni dobësi muskulore nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

Sëmundjet e zemrës

Disa studime të kryera e lidhin nivelin e ulët të vitaminës D me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë sulmin në zemër, sëmundjet e arterieve periferike, dështimin kongjestiv të zemrës dhe arteriosklerozën, dhe shumë studime kanë treguar gjithashtu se manja e shtesave të vitaminës D mund ta luajë një rol në reduktimin e rrezikut.

Grip

Mungesa e vitaminës D ndikon që fëmijët të sëmurën më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Sëmundje periodontale

Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ulin numrin e baktereve në gojë.

Sëmundje kronike të veshkave

Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin shtesa të vitaminës D3 për të rregulluar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormonit paratiroid.

Diabet

Disa studime e kanë mbështetur një lidhje midis niveleve adekuate të vitaminës D dhe tolerancës dhe menaxhimit më të mirë të glukozës në gjak.

Astma

Vitamina D mund të uli seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxor pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin shtesa të vitaminës D prej 1200 IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin.

Skizofreni dhe depresion

Është e nevojshme që gjatë shtatzënisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të “kënaqur” receptorët e vitaminës D në tru, e rëndësishme kjo për zhvillimin dhe funksionimin mendor në jetën adulte.

 

Kanceri (prostatës, qafës së mitrës, ovarian dhe pankreatik)

Trupi prodhon rreth 10.000 qeliza kancerogjene çdo ditë. Mungesa e vitaminës D lejon që këto qeliza të riprodhohet dhe të pushtojnë indet e reja. Kur nivelet e vitaminës D janë optimale, trupi pengon përparimin dhe zhvillimin e këtyre qelizave.

Psoriaza

Analogë të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës.

Parandalimi është veprim!

Këto situata shëndetësore të lidhura me vitaminën D nuk duhet t’ju frikësojnë. Duhet thjesht të veproni.Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si: Ja disa ushqime me vitaminë D të cilat nuk duhet të mungojnë në tavolinë.

Laktinat dhe veza

Një burim shumë i mirë i kësaj vitamine vjen nga qumështi dhe nga derivatet e tij, mjaftojnë dy porcione në ditë si kos apo qumësht, djathë, gjizë për ta marrë sasinë e duhur. Një ushqim tjetër i vlefshëm është veza, dy në javë të gatuara në çfarëdo mënyrë.

Peshku

Peshqit që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës D janë toni, sardelet, salmoni, merluci, karkalecat etj. Mënyra më e mirë për t’i gatuar është me avull sepse kështu nuk shtohen yndyrat dhe mbajnë të gjitha vlerat ushqimore.

Vegjetalet

Soja dhe derivatet e saj janë shumë të këshillueshme në shumë dieta të cilat kanë nevojë për ushqime me një sasi të mirë të vitaminës D. Ndër vegjetalet më të pasur me këtë substancë janë kërpudhat sepse thithin shumë diell. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë edhe drithërat dhe vaji i mëlçisë së merlucit që përveç se shumë të mira për kockat garantojnë dhe mirëqenien e trurit, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Mourinho i mbetet vetëm të tallet me yllin e Arsenalit pas humbjes

Mourinho i mbetet vetëm të tallet me yllin e Arsenalit pas humbjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In