• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vit i ri, qemane e vjetër

by Artur Ajazi
05/01/2020 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI
Askujt  nuk i shkon më mirë se Lulzim Bashës, ajo shprehja  e Shqipërisë së Mesme, “dem, dem, po me i ven” apo “vit i ri, qemane e vjetër”. Kjo vlen për kryetarin e ish-opozitës së vjetër dhe aleancave “solide” që ai përfaqëson, për faktin  se çdo  fillimviti, dhe çdo fillimvjeshte, kryetari  Basha, (dhe satelitja e vjetëtuar e tij  Monika) na  prezanton “programin e ri, stradegjinë e re, ide të reja, rrugë të reja  revolucionare për të rrëzuar qeverinë” dhe  të tjera gallata si këto. Edhe 2019-tën, Lulzim Basha e ka mbyllur me premtime dhe përbetime se “o  largoj këtë qeveri  deri në pranverëne 2020, o plas”.

Dhe për këtë gjë, ai  edhe në takimet me kryetarët  e degëve në rrethe në ditët e fundit të dhjetorit, por edhe me aleatët e çoroditur, e ka përforcuar me bindjen se “ e provuam  me  protestat, dhe  nuk e rrëzuam  qeverinë, tani  do ta bëjmë me programe ambicioze”. Një prej premtimeve  dhe porosive që u ka dhënë Lulzimi kryetarëve në rrethe, ka qenë  edhe “ndihmesa” e tyre në hartimin e një “programi  exelent” që do tu paraqesim  shqiptarëve, për ti bindur ata se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të dalë nga  kriza.

Veç  një gjë nuk arrij të kuproj, si mund të gjesh kohë dhe të merresh me  çinglaminga të tilla, kur  i thua vehtes “kryetar partie dhe kryetar  opozite”. Si mund  të merresh  gjithë muajt  e vitit, me  gjëra  kaq minore, me gallatë  brënda  vehtes, kur  fare mirë mund ti kthehesh normalitetit  Lulzim. Atij normaliteti që i ka munguar për fajin tënd (dhe të Doktorit  padyshim) Partisë Demokratike, atij normaliteti  që për shkakun  tënd e  rrënoi  opozitën, dhe u prishi  qetësinë shqiptarëve  përgjatë  vitit 2019, ndërkohë që premton për 2020, se “ke gati programin  e ri  për daljen nga kriza”.

Nga cila krizë Lulzim ?

Cilin program, atë  të vjetrin,  programin  e “rritjes  së rrogave  dhe pensioneve 150 per qind, të heqjes së taksave biznesit dhe qytetarëve” apo programin  e ri,  të “rritjes ekonomike  brënda 1 viti”. Nuk  po e gjen  dot Lulzim, cilin program  duhet  tu prezantosh shqiptarëve, ndërkohë që vendi  po ecën në rrugën e normalitetit, në rrugën e ndërtimit dhe rindërtimit të zonave  të prekura nga tërmeti. Cilin program  do tu prezantosh shqiptarëve  Lulzim, “programin me 3 apo me 5 pika”, apo ndoshta Doktori  ka shtuar edhe nja 15 pika të tjera më rrebeluese.

Ndoshta mund të marrësh eksperiencë edhe nga Monika  për “programe” kryeisht  në fushën e  “fushatave  elektorale”. Si nuk e kupton Lulzim se, Partia Demokratike  ka kohë  që është bërë mosbesuese  nga shumica e shqiptarëve, si nuk  e kupton  se, rruga  drejt pushtetit nuk  vjen duke  rishkruar programe  me “dorën e vjetër”, por  vjen  duke  u dhënë shembuj  qytetarëve dhe ndjekësve të partisë tënde, se do të ndryshoni  mentalitetin dhe kursin e drejtimit  në PD  tuaj  fillimisht.

Duhet tu mbushni  mëndjen  shqiptarëve, se do të reagoni  bindshëm politikisht, lidhur me  bashkëpunimin  institucional me shumicën qeverisëse, për rrugën drejt zbatimit të  reformave, se nuk do të bëheni  pengesë në zbatimin e ligjeve  kushtetuese, dhe  se nuk do të punoni më kundër  interesave  të vendit  në rrugën e tij europianiste. Por pavarsisht  se mund të flasësh, se mund të premtosh dhe të thuash gjithë  ditën se “ne demokratikasit  kemi ndryshuar” nuk  ju beson njeri Lulzim. Edhe 2020 për ju, do të “vit i ri, qemane  e vjetër”. Ndoshta nuk  varet  shumë  nga  ty kjo  Lulzim, dhe në njëfarë mënyre duhesh “mirëkuptuar” sepse edhe  ti, varesh nga dikush  tjetër.

Next Post
Unaza Bujqësore e Elbasanit/ Balla: Kërkesë e hershme e banorëve, në maj mbarojnë punimet

Unaza Bujqësore e Elbasanit/ Balla: Kërkesë e hershme e banorëve, në maj mbarojnë punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In