• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Visho Ajazi aplikoi në NATO, por nuk e fitoi vendin e punës

by A R
01/11/2017 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja e Visho Ajazit nga drejtimi Shërbimit Informativ Kombëtar u cilësua si e  papritur, fakt të cilin e konfirmoi edhe vetë presidenti republikës Ilir Meta.

Demokratët u shprehën se Ajazi u largua, pas disa presioneve që lidheshin me  përgjimet e  njerëzve  të lidhur me Habilajt dhe kryeministrin Edi Rama.

Vetë ish drejtori SHISH  deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me dorëheqjen.

Por Report TV ka mësuar se dëshira për diçka të re në karrierën e Visho Ajazit larg botës së spiunazhit, ku ai ka punuar për shumë se 20 vjet , ka nisur disa muaj më parë.

Në kushtet e anonimatit një diplomat në Bruksel i tha Report TV se Visho Ajazi disa muaj më parë ka marrë pjesë në një konkurs për një vend të ri pune pranë NATOs. I njëjti burim sqaroi se bëhet fjalë për një vend  vakant pranë NATO-s në rolin e këshilltarit.

Vendi vakant ishte shpallur në faqen online të NATOs, nga ku ka patur një numër aplikantësh të cilët u përfshinë në një konkurs. Visho Ajazi nuk ka rezultuar fitues pasi pikët maksimale janë fituar nga një ekspert i çështjeve të sigurisë, shtetas i Bashkimit Europian.

Ndërkohë që dorëheqja e Visho Ajazit nga SHISH vijon të komentohet si e papritur fakti që ai ka aplikuar disa muaj më parë për një vend të ri pune nuk e bën edhe aq të papritur largimin nga drejtimi i SHISH. Report TV ka zbuluar edhe një detaj tjetër gjatë qëndrimit të tij, në krye të SHISH.

Në një kohë kur socialistët erdhën në pushtet në 2013 kryeministri Edi Rama ka patur një presion nga brenda deputetëve të tij për ta larguar Ajazin nga detyra. Por kryeministri vijoj bashkëpunimin me ish profesorin e matematikës që kishte në dorë drejtimin e SHISH pas propozimit nga ish kryeministri Sali Berisha.

Muajt e fundit në detyrë të ish ambasadorit Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu,  në zyrën e Ramës në prani edhe të Spartak Brahos atëherë kreu komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare,  dekoroi Visho Ajazin. Mësohet se dekorimi lidhet për një operacion të përbashkët të SHISH me CIA-n amerikane për kapjen një personi në Malin e Zi i kërkuar për terrorizëm. /b.d

Next Post
Hajdari: Së shpejti nisim inspektimet online me kamera në disa sektorë

Hajdari: Të ndërpriten menjëherë inspektimet e paligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

August 2, 2026
Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

August 2, 2026
Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

August 2, 2026
Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

August 2, 2026
Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

August 2, 2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

August 2, 2026
E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

August 2, 2026
12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

August 2, 2026
Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

August 2, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com