• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Visar Zhiti: Rama dhe Berisha dy autokratë që predikojnë demokracinë, ne u bindemi atyre

by Java News
15/10/2021 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Visar Zhiti ishte sot në Top Talk në një diskutim se si e sheh ai ndryshimin e Shqipërisë në 30 vitet e fundit.

Zhiti si një njeri i cili i ka vuajtur pasojat e diktaturës edhe duke qenë i burgosur, tha se Shqipëria ka bërë shumë përparime por është ende larg asaj që duhet të ishte.

Duke krahasuar pritshmëritë e viteve ’90 me Shqipërinë e sotme, ai tha: ‘90 ishte e bukur për të gjithë ra muri i Berlinit, një mur që ndante botën më dysh, njeriun, ishte shpresë e madhe. Pastaj u krijuan kushte që ra komunizmi dhe sigurisht edhe në Shqipëri kjo gjë do të vinte, shpresa ishte e madhe, nisi një rrugë që se dinim se ku do shkonim.

Pjesë nga intervista

Dyrnjaja: E besoni se gjithë procesi i tranzicionit ishte organizim apo i natyrshëm?

Zhiti: Mund të ketë pasur një përpjekje të tillë nga ata që po binin për të mos rënë. Tani ka rëndësi nisja, se ashtu do të vazhdosh.

Dyrnjaja: A jemi ne sot me prenë e pikënisjes së mashtrimit, pasi shumë personazhe që ishin atëherë, janë dhe sot për të mbajtur pushtet?

Zhiti: U bë një përpjekje që diktatura të ikte me sa më pak humbje, që ata që bënë diktaturën të bënin tani dhe demokracinë, kjo është karikatura e demokracisë sonë, se po bëhej po me ata që bën diktaturën, që nga armiq të pronës u shndërruan në pronar të mëdhenj dhe oligarkët më të rëndë sot.

Dyrnjaja: A jeni të kënaqur me progresin e vendit sot?

Zhiti: Dhe vetë pakënaqësia është për tu kënaqur. Diktaturat janë ato që të detyrojnë të shohësh se çfarë po bëhet, po bëhet një hidrocentral, një hekurudhë, nuk hap dot gojë së të dënojnë. Ndërsa demokracia ka një veti tjetër, jemi të prirur të shohim atë që mungon, por nëse mendohemi pak më thellë, sidomos për ne që kemi qenë në burg, janë bëra gjëra që ne nuk i kishim menduar fare brenda telave. Është një Shqipëri pluraliste në një farë mënyre, pavarësisht se ata e përdoren keq, është një Shqipëri e hapur që shkon ku të duash, është një Shqipëri me zhgënjime të mëdha, që ti lejohesh të jesh i zhgënjyer, sepse dikur me dhunë duhet të ishe patjetër i lumtur dhe trushplarë. Ka ndryshime për më mirë, por jemi shumë larg asaj që duhet të ishim.

Dyrnjaja: Çfarë duhej bërë që të ishim më ndryshe, çfarë mungon që s’prodhon një parlament që të krijojë progres?

Zhiti: Parlamenti, më vjen zor ta them, ka një katandisje që nuk është përfaqësues i popullit, por i partive.
Këto të fundit kanë interesat e tyre. Ajo se çfarë ju pyesni që nuk u bë mirë, është Shqipëria që nuk diti të ndahej mirë me të kaluarën e saj, nuk e dënoi dot së pari, por e vazhdoi me forma demon-kratike dhe kështu duke mos u ndëshkuar e kaluara ajo të vjen të përsëritet prapë në të ardhmen.

Dyrnjaja; Rama sot konsiderohet si i fortë, arrogant dhe autokrat. Si dhe Berisha, doja të pyesja, pse prodhojmë ne autokratë, pse kemi nevojë ne për këta?

Zhiti: Ndoshta ne jemi mësuar kështu. I bindemi atij. Unë besoj që kemi një kulturë demokratike. Ne kemi ideatorë të Europës së bashkuar dhe në këtë përvojë jo vetëm që nuk e njohim por e lëmë në harresë . Shqipëria ka fille të mendimit demokratik, ka dhe përvojë të një jete demokratike, por duke i humbur ato ne veprojmë në mendësi diktatoriale edhe në demokraci.

Dyrnjaja: Çfarë do bëjë ndryshe po të ishte ti kryeministri?

Zhiti: Shqipëria s’është pronë e askujt dhe është e të gjithëve. Ajo që ndiej unë, është se na mundoi mungesa e drejtësisë, ne erdhëm nga një sistem që s’kishte ministri drejtësie dhe hoqi avokatin. Dhe me pronën u sollëm keq, nuk ditëm ta çojmë kujt i takon.

Dyrnjaja: Çfarë mund të jetë Shqipëria pas 20-30 vitesh?

Zhiti: Më e mirë se sot, jam optimist. Unë besoj shumë te të rinjtë. Kjo është shpresë.

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Shpikja” e vuajtjes dhe shqiptarët si sizifianë me sakrificat e përhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In