• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Virusi i gripit, dyndje në spitale nga veriu në jug

by A R
08/01/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitalet rajonale në rrethe kanë marrë masa për t’iu përgjigjur çdo rasti të rëndë që mund t’u paraqitet nga virusi i gripit dhe i ftohti.

Në Korçë dhe Kukës, spitalet thonë se deri më tani kanë mundur të përballojnë çdo urgjencë, ndërkohë që po bëhen dhe furnizimet e vazhdueshme me medikamente.

I ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, ka sjellë një situatë të rënduar në spitalet e disa rretheve. Në Korçë, drejtues të spitalit rajonal thonë se po përballen me dy emergjenca, gripin AH3N1, dhe kushtet atmosferike, ku temperaturat ditën e dielë shënuan rekord -17 gradë celcius.

Edlira Bode, drejtore e Spitalit Rajonal të Korçës: Janë të sëmurët kronikë që rëndohen qoftë nga kushtet atmosferike qoftë nga një mbivendosje e infeksionit viral, por jo gjithmonë mund të bëhet një dallim. Temperaturat e ulëta e përkeqësojnë një sëmundje kronike. Duhet të them që në këtë epidemi gripi kemi vënë re më shumë raste të lehta më të gjitha simptomat e sëmundjes virale por me pak komplikacione.

Në Kukës, spitali rajonal është në gjendje gatishmërie, pasi qyteti verilindor, ditët e fundit, është ndër më të goditurit nga i ftohti arktik që ka përfshirë vendin.

Hasije Zeneli,Drejtoreshe e Spitalit Rajonal Kukes: Kemi mungesa, por aktualisht mjekët kanë qëndruar 24 orë në spital dhe e kanë përballuar situatën.

Më herët drejtues të lartë të shëndetësisë si edhe shtabi i përgjithshëm i emergjencave u bëri thirrje qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, që të marrin masat për të përballuar çdo rast që mund të paraqitej në këto ditë të ftohta dimri. /Oranews/

Next Post
I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In