• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Virusi bën gjëmën”/ Rama flet për të njohurin që humbi jetën nga COVID: Me hapjen e shkollave do të rriten rastet

by Java News
08/09/2020 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama teksa ka kërkuar të tregohet kujdes nga pandemia dhe të sillemi sikur e kemi virusin, pasi mund të rrezikojmë përhapjen e tij tek të afërmit, tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, i cili e humbi betejën me Covid-19.

Rama tha se e njihte personalisht dhe ai ishte i ri.

“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve“, tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata e shefit të qeverisë u bë nga Durrësi, në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh, duke vënë rëndësinë te mbajtja e maskave, se fëmijët e të rinjtë janë transmetues të virusit. Edhe pse mund ta kalojnë pa pasoja, mund t’ua kalojnë atyre më të rrezikuarve.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se masat për vitin e ri shkollor janë marrë, por shtoi ai, e gjitha varet nga njerëzit. Rama pranoi se me hapjen e shkollave, numrat do rriten, por theksoi që rëndësi ka që shifrat të jenë të përmbajtshme.

“Një shkollë e tërë mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër…Besoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mësuesve që kanali i shkollës të jetë një burim shumë i mirë informacioni. Duhet të bëni kujdes jashtë shkollës. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë..Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar…”

g.kosovari
Next Post
Kina shpall fitoren ndaj COVID/ Xi Jinping: Vendi kaloi një provë historike me menaxhimin

Kina shpall fitoren ndaj COVID/ Xi Jinping: Vendi kaloi një provë historike me menaxhimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com