• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Virgjëresha Shqiptare’’ rrëmben vëmendjen botërore, thyerja e një tabuje dhe çfarë pritet të ndodhë?

by Java News
07/10/2021 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, nën regjinë e Bujar Alimanit me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh do të ketë debutimin e tij në Festivalin Internacional të Varshavës pas pak ditësh. Prapaskenat dhe të gjitha arritjet profesionale të këtij produksioni u diskutuan sot në ‘Abc e Pasdites’, ku Ermal Peçi pati të ftuar vetë regjisorin së bashku me një nga aktorët e “The Albanian Virgin”, Igli Zarka.

Alimani shprehu se premiera botërore e filmit në Varshavë është një moment krenarie jo vetëm për të si regjisor por edhe për shqiptarët e kudondodhur.“Është një fjalë e madhe që të thuhet ‘Ti je aq i mirë sa punë jote e fundit’ kështu që unë jam shumë krenar për këtë film. E rëndësishme për mua është që ende me filmin tim të katër vazhdoj të mbetem në një standard të palëvizshëm për sa i përket pjesëmarrjes në festivale. “ – tha regjisori.

Në subjektin e tij, “Virgjëresha Shqiptare” trajton gruan si mbajtëse e një roli të rëndësishëm në familjen shqiptare, dhe sakrificat e grave dhe vajzave shqiptare të nënshtruara nga rregullat tradicionale të kohës. Duke thyer tabu, si ajo e vajzës që bëhet djalë për të mbrojtur nderin, sipas regjisorit ky prodhim kinematografik transmeton ndjesinë e paqes, asaj shpirtërore dhe peshën që mban te secili prej nesh.

“Çështja është përtej asaj që shfaqet në trailer. Ky është një filmi për gruan. Ne jetojmë në një kohë që akoma në Shqipëri dhuna karshi femrës është evidente dhe na mërzit shumë. Një film për gruan që hedh mesazhe të paqes dhe humanizmit është shumë e rëndësishme. Ajo ngrihet përmbi atë që e kufizon tradita. E gjen qetësinë e saj në paqen që u fal të tjerëve.” – shpreh Alimani.

Igli Zarka u shpreh se për të ishte një kënaqësi bashkëpunimi me regjisorin Bujar Alimani. Sipas tij, është e rrallë të jesh pjesë e produksioneve filmike kaq profesionale. Ky i fundit mban vulën e profesionistëve nga katër shtete të ndryshme; Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Zarka tregoi se ndonëse nuk kishte një rol protagonist në film dhe koha e tij e xhirimit ishte e shkurtër, ai qëndroi deri në ditën e fundit në shesh xhirim./m.j

Next Post
Kryepolici Gledis Nano, urim nga ambasada italiane: Luftë çdo lloj forme të kriminalitetit, të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin

Kryepolici Gledis Nano, urim nga ambasada italiane: Luftë çdo lloj forme të kriminalitetit, të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In