• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIP-at shqiptarë e pranojnë vetë… “jemi të varfër”

by Java News
20/01/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si një vend i vogël, me numër relativisht të madh artistësh, konkurrenca në vendin tonë në këtë fushë është e madhe.

Dëgjojmë çdo ditë emra të rinj që i bashkohen botës së showbiz-it, të talentuar ose jo, me shpresën se jeta e tyre do të jetë më e thjeshtë, argëtuese dhe do të gjenerojë të ardhura të mëdha. Fundja kush nuk do të këndojë për qejf dhe njëkohësisht të fitojë para për ta bërë këtë?

Por në momentin që fusin këmbët në këtë industri, këto ëndrra dhe iluzione thyhen, për t’i lënë vend realitetit. Përpos talentit dhe sjelljes skenike që duhet të tërheqë publikun, nëse nuk ke një skuadër të mirë menaxhimi dhe disa koncerte në xhep gjatë sezonit të verës, ti do të përfundosh si një artist i varfër. Dhe në Shqipëri ka shumë! Edhe pse në tekstet e këngëve të reperave shqiptarë flitet për shuma të mëdha parash, makina, femra, seks, alkool dhe drogë, një pjesë e mirë e tyre stepen përpara detyrimeve në fund të muajit. Dhe këtë e kanë pranuar vetë ata, artistët shqiptarë që ne i shohim në ekran, në rrugë, tek kafja e lagjes, që jetojnë si të gjithë ne.

Diçka të tillë e ka pranuar bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha në një intervistë dhënë rreth 1 vit më parë. Në përpjekje për të shpjeguar pse nuk mund të ketë një fëmijë tjetër, Roberti tha ‘se nuk kishte mundësi’. “Nuk ka bankë në Kosovë ku unë të mos kem kredi. Njerëzit mendojnë se jetojmë si mbretër, por nuk është siç duket,”- është shprehur ai në intervistën ‘Me Shukin’.

Pas shkëputjes nga ‘Max Production’ Ronela Hajati pranoi në emisionin ‘Oktapod’ se do të ndërpriste përkohësisht karrierën muzikore ‘sepse nuk kishte lekë’. “Unë kam kaluar një verë pothuajse pa koncerte fare, absolutisht që gjërat në muzikë bëhen me një bazë financiare, sepse ndryshe nuk të merr askush përsipër. Dhe derisa të vijë ai moment që unë të kem mbledhur lekët e nevojshme, do të rikthehem me këngë dhe klip shumë të mirë.”

Pas letrës prekëse të aktorit të ndjerë të humorit, Veli Rada, ku i shfajësohej të bijës që nuk i bleu një dhuratë për Krishtlindje, ‘sepse nuk kishte asnjë lekë në portofol’, edhe këngëtarja Rozana Radi reagoi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Çfarë trishtimi. Kujt t’i kërkoj një arsye pse artistët shqiptarë janë kaq të varfër? Ikën, ikën të gjithë! Na pasuruan me artin e tyre dhe morën me vete dhimbjen. Çfarë shteti jemi? Ku i lamë artistët tanë? Nuk dua të jem më artiste.”

Por nëse për këngëtarët është më e thjeshtë të gjenerojnë të ardhura, kryesisht ata kosovarë paguhen më kënaqshëm dhe emra të tjerë të njohur në Shqipëri, që fitojnë shuma të mëdha parash në koncertet e tyre (përmendim këtu Noizy-n që ka deklaruar se mbrëmjen e Vitit të Ri është paguar 25 mijë euro për të performuar në një lokal nate, Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, Genën, Artjola Toskën, Aurela Gaçen etj), për aktorët është shumë e vështirë. Shfaqjet teatrale që realizohen në Shqipëri janë të pakta në numër, për të mos folur për industrinë e varfër të filmit.

Situatën e vështirë e kanë dëshmuar edhe vetë aktorët, madje edhe ata që na shtyjnë të shohim shfaqje në teatër. Olta Gixhari u shpreh e penduar në intervistën e saj të fundit me Ermal Mamaqin që ka zgjedhur aktrimin. “Po pra kot, pse u bëra aktore unë? Bëhet aktor njeriu në Shqipëri? Pyetja është pse e kuptova kaq vonë. Po unë do iki, nuk rri më këtu, nuk më pëlqen më Shqipëria fare…Thonë që do rregullojnë godinën (e teatrit), shumë mirë bëjnë. Po ato rrogat do t’i ngrenë ndonjëherë?”-tha Gixhari.

Letra e shkruar nga i biri i Romir Zallës në një detyrë në shkollë, ku përshkruan shkurtimisht të atin, tregon gjithashtu situatën e vërtetë të artistëve në vendin tonë. “Babai im quhet Romir. Mbiemrin e ka Zalla. Ai është aktor i famshëm, por lekë nuk ka shumë. Ai punon te ‘Portokallia’, por tani jo më,” shkruante djali i aktorit në letrën e publikuar prej tij, që bëri xhiron e internetit.

Edhe pse industria e muzikës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më selektive dhe audienca po ndërgjegjësohet për të njohur dhe përkrahur artistët me më shumë potencial, ka ende nga ata që ende nuk e kanë kuptuar ‘sekretin’ e pagave të majme dhe duhet të mendohen dy herë përpara se të nxjerrin një klip të ri./anabel/a.k

Next Post
PD: Në 10 ditët e para të 2017-tës, 4 ton e gjysmë drogë kaluan nga Shqipëria, “karteli” qeveritar vijon punën

PD: Rama presion Akademisë së Shkencave, u imponon emrat e tij për drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In