• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIP-at dhurojnë gjak, Manastirliu: Kapërcyem një periudhë të vështirë…

by Java News
04/07/2018 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën përmbyllëse të fushatës 1 mujore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, artistë të njohur të skenës dhe ekranit dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

“Kemi një lajm të mirë në këtë ditë përmbyllëse të fushatës, kemi kapërcyer një periudhë shumë të vështirë për mbulimin e nevojave me gjak sidomos për fëmijët talasemikë dhe besojmë se kjo verë, me të gjitha gjasat, nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, për të bërë një jetë sa më normale. Dhe kjo falë dhuruesve të shumtë që na u bashkuan në këtë iniciativë, duke bërë që të kemi gjatë këtij muaji, të kemi tre herë më shumë dhurues krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Mbi 1500 dhurues vullnetarë nga e gjithë Shqipëria, nga institucione publike e private, njerëz të zakonshëm, dhurues periodikë por edhe shumë dhurues për herë të parë, personeli shëndetësor, ambasadorë, politikanë dhe sidomos të rinjtë, ju përgjigjen nismës së ministres Manastirliu, duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Shqipëria ka 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj Ministrja Manastirliu së bashku me artistët Manjola Nallbani, Gazmend Paja, Erion Isai, Myfarete Laze, Roland Hysi etj, bënë apel për qytetarët që të dhurojnë gjak, një gjest solidar që kushton vetëm 10 minuta kohë dhe i jep mundësi për të bërë një jetë normale fëmijëve talasemikë.

“Fushata mbyllet sot por nuk ndalemi këtu: Vijojmë me një kalendar të përcaktuar përgjatë gjithë verës, sidomos gjatë muajit gusht për të garantuar plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë dhe për këdo që ka nevojë”, tha Manastirliu.

Nisur nga nevojat e mëdha për gjak që ka stina e verës, një muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut ‘Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë’, ku Ministrja Manastirliu dhe stafi i Ministrisë dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gjatë 30 ditëve të fushatës, nismës ju bashkuan 1500 qytetarë nga e gjithë Shqipëria. /b.d

Next Post
Alibeaj: Prokuroria merr si prova ato që i servir Rama

Marku kaloi Vettingun, PD: 'Kamikazja' e Ramës do vedoset para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In