• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Violinisti që e bëri Tiranën kryeqytet evropian

by Mentor Nazarko
25/09/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Koncerti i jashtëzakonshëm i Shkëlzen Dolit, i titulluar “Shpirti shqiptar”, ishte një rast i volitshëm për dikë që nuk ka kompetencën muzikore, si puna ime, për të shijuar ndjesitë që provon muzika e fisme, por edhe për të bërë disa reflektime jashtëmuzikore.

Ky koncert vjen pak pasi ka pushuar zallamahia e polemikave që pasuan faljen e namazit të Bajramit në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.

Dukej sikur organizatorët kishin menduar që platforma me skenën e koncertit të ishte afër muzeut, jo afër Skënderbeut, për të mos krijuar polemika të tjera.

Një zgjedhje e tillë dukej e përligjur edhe për sfondin përreth skenës, ku spikaste murali i realizmit socialist, ngrehina e madhe pesëmbëdhjetëkatëshe…

Ky event i riktheu sheshit “Skënderbej” dimensionin që do të duhej të ishte konceptualizuar nga projektuesit e tij. Më kujtohet që në shpalosjen e këtij sheshi, në një forum të arkitekturës bashkëkohore në Çikago, Erion Veliaj thoshte se ky shesh është konceptuar që të jetë një shesh social.

Dhe koncerti i violinistit nga Vjena, një shfaqje elegante elitare, solli pikërisht këtë dimension të ri social.

Përtej këtyre konsideratave të jashtme, koncerti përfaqësonte edhe një përpjekje të Shkëlzen Dolit, për të reflektuar mbi kritikat që iu dhanë koncertit të fundit të Filarmonisë vjeneze në Tiranë, për numrin e paktë të biletave…

Kësaj radhe, përmes skenës së improvizuar në shesh, iu dha mundësia mijëra njerëzve që të ndiqnin violinistin e madh. Duhet thënë që çmimi i biletave dhe reklama e kufizuar, mbase nuk solli suksesin që kishin pritur organizatorët.

Duke ndjekur më vëmendje kritikat e bëra, qoftë nga xhelozë të muzikës apo edhe nga grupe interesi që veprojnë në prapaskenat e muzikës, Shkëlzeni sikur bëri përpjekje t’iu përgjigjej të gjitha ndjeshmërive të publikut. Ishte një koncert që vërtetë rrezatonte shpirtin shqiptar!

Edhe orkestra mjeshtërore e Radio Televizionit u përpoq të ofronte muzikë zhanresh të ndryshme, prej asaj popullore të jugut, e deri te ajo simfonike.

Kjo ishte madhështia e këtij artisti të madh, i cili, ndonëse ka prekur majat e karrierës, nuk nguroi të vërë në pah rrënjët e tij me anë të këtij koncerti.

Në një kuptim tjetër, Shkëlzeni u përpoq të nderonte edhe krahinën e tij, Gjakovën. Kishte një prani të shtuar të muzikantëve gjakovarë, përpjekje kjo për ta bërë muzikën e tij edhe më të pranueshme dhe të shijueshme nga brezat e rinj.

Gjakovarët njihen për lokalizmin e tyre të shprehur, edhe Shkëlzeni po ashtu. Përtej shakasë, nuancimi muzikor i tij ftillohet në Gjakovë, sepse ajo ngërthen në vete pak Shkodër, e pak Korçë…

Ky origjinalitet bën që muzika e Shkëlzenit të mos jetë ngushtësisht elitare, por të jetë e kapshme edhe nga brezat e rinj. Përmes muzikës së tij para një publiku nga të gjitha anët e Shqipërisë, ai arriti të bashkonte ndjeshmëritë më të shquara të folklorit burimor shqiptar.

Shkëlzeni ofroi një shijim të shpirtit shqiptar, duke e bërë Tiranën një kryeqytet evropian.

Pas “mbulimit” të Skënderbeut (ose cilado të ketë qenë e vërteta), pati shumë vramendje në opinion që shpreheshin edhe në mëdyshjen hamletiane, nëse jemi perëndimorë apo lindorë.

Shkëlzeni dha mundësinë që tiranasit të kishin para tyre një muzikë elitare, sikur krejt papritur të ishin në një kryeqytet evropian.

Koncerti i djeshëm ishte një mundësi për të shijuar madhështinë e një artisti që nuk harron rrënjet e veta dhe që nuk e bën veshin e shurdhër ndaj kritikave.

Dikush shtroi një pikëpyetje të madhe në lidhje me manaxhimin e koncerteve të mëdha, ose cilado të ishte formula magjike që do të përftonte koncerte të tilla me emra të përveçëm të muzikës.

Kjo meriton një trajtim më kreativ dhe profesional, por do të thoja që Shkëlzeni ia doli të sillte një shije të shpirtit shqiptar nga të gjitha anët, prej jugut deri në Gjakovë. /Konica.al

Next Post
Merkel zbulon sekretin e forcës së saj: Qeveria e re deri në Krishtlindje

Merkel zbulon sekretin e forcës së saj: Qeveria e re deri në Krishtlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

August 19, 2026
IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

August 19, 2026
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

August 19, 2026
Për dy vaksina!

Pritjes i ka ikur koha…

August 19, 2026
VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

August 19, 2026
Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

August 19, 2026
Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

August 19, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com