Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” fotot e dy shtëpive në Korçë, ku njëra prejt tyre që ishte vile përfitonte ekonomike në mënyrë abuzive, ndërsa familja e varfër nuk merrte. Rama shkruan se tashmë me skemën e re do përfitojnë ndihmë ekonomike ata që janë vërtet të varfër.
Statusi:
Majtas mjediset e brendshme të shtëpise së N.B në Korçë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas mjediset e R.Ç po në Korçë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.B është përjashtuar dhe R.Ç është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë. Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.