• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vila luksoze me pishina, makina e komplekse/ Dosja e pasurive që ka sekuestruar OFL nga Hajrat te Doçajt

by Java News
13/02/2020 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një dokumenti ekskluziv në Report TV është zbardhur dosja e plotë e sekuestrimit të pasurive për Hajrave dhe Doçaj nga Operacioni Forca e Ligjit. Pasuria e Hajrave është dosja e parë e regjistruar nga Operacioni ‘Forca e Ligjit’, ndërsa pjesë e pasurive të sekuestruara janë edhe ato të Doçajve në Shkodër, të cilët u bënë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës, të dy të akuzuar si autorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Pas ngjarjes, OFL në kushtet e emergjencës dhe me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi sekuestro të pasurive të gjithë personave të përfshirë në rrëmbim dhe vrasjen e Jan Prengës. Në sekuestron e pasurive, të cilat dyshohen se vijën nga para të krimit, policia ka gjurmuar dhe ato të regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

Sipas një dokumenti të publikuar në Report Tv, thuhet se në pronat e sekuestruara nga OFL përfshihen kompleksi ‘Golden në Shijak, një karburant, vila e banesa disa katëshe, sipërfaqe are, truall, automjete dhe ndërtesa luksoze me pishinë brenda.

Në kushtet e emergjencës OFL ka sekuestruar dhe më pas dërguar materialet në SPAK pasuritë e Altin Hajrit:

1- Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Bajram Hajrit

2- Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës

3- Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës

Ndërsa në emër të vëllait të Altinit, Leonard Hajri, i cili u arrestuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës, është sekuestruar një vilë 4-katëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës.

Në lidhje me të përfshirët e tjetër në rrëmbimin e Jan Prengës, me kërkesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, OFL sekuestroi pasuritë e shtetasve Gentian Finiqi alias (Martini/Doaj), Geraldo (Astrit) Lush Martini (Doçaj), Artan Kolë Doçaj, Ardian Pal Doçaj, Aldo Majnishta. Konkretisht të arrestuarve dhe familjarëve të tyre u janë sekuestruar këto pasuri:

1- Banesë një kat e ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër

2- Banesë dy kate + një kat njësi shërbimi e ndodhur në lagjen ‘Fermentim’, Shkodër

3- Arë më sipërfaqe 1541 m2

4- Truall me sipërfaqe 350 m2

5- Banesë dy kate e ndodhur në lagjen ‘Bleran’. Rrethina e kufizuar në jug nga Gjin Finiqi, në perëndim nga Kolë Alia

6- Automjeti me targa AA 997 PG, e markës ‘Diamler Chrysler’, vit prodhimi 2002

7- Ndërtesë katër kate me pishinë e ndodhur në adresën ‘Zonë Industriale’, lagjia ‘Skënderbeg’, Shkodër

8- Automjeti me targa AA 411 EK, marka ‘Jeep’, vit prodhimi 2008

9- Banesë tre kate e ndodhur në ‘Hot i Ri’ pranë rrugës industriale

10- Banesë dy kate + një kat papafingu e ndodhur në ‘Grudë e Re’, Shkodër

11- Automjeti me targa AA 590 RO, markë ‘Mercedes-Benz’, vit prodhimi 2012

Sekuestrimi i pasurisë në kushtet e emergjencës parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, ku më pas materialet i dërgohen SPAK që ka 15 ditë kohë për ta dorëzuara të në Gjykatën Speciale, e cila vendos përfundimin për konfiskimin apo jo të tyre. /shqiptarja.com/

Next Post
“Muskujt” e presidentit Meta

“Muskujt” e presidentit Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In