• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vila luksoze e Metës me kolltuqet Skavolini/ Pse u detyrua Presidenti të zhdukte videon me intervistën e Kryemadhi?

by Java News
04/07/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2014, vila luksoze dhe përrallore e Presidentit të sotëm Ilir Meta, bëri xhiron e mediave.

Për atë vilë u enkas një dokumentar ku u reklamua luksi, arredimi i shtrenjtë, palmat dhe i gjithë komoditeti që Meta dhe bashkëshortja  e tij Monika Kryemadhi pretendojnë se e kanë bërë me pagat e tyre

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit është shtëpitë më luksoze shqiptare e transmetuar ndonjëherë nëpër dokumentare.

Ajo ka një hapësirë plot 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre u tha se janë transportuar me helikopter.

Në brendësi të vilës ndodhen 11 tualete, njëri specifik për nevojat personale të maces.

Sipas Monikës e cila në vitin 2015 kur dha edhe intervistën për vilën luksoze, ishte deputete edhe macja kishte tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Mobilimi i vilës kishte kushtuar mbi 400 mijë euro.  Vetëm kolltuqet “Skavolini”, u tha se kishin kushtuar 32.000 euro

Disa kohë më pare, mbarë opinion publik, pa edhe festën madhështore të Metës për ditëlindjen e tij, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot.

Po çfarë ndodhi, pas publimit të vilës luksoze të Metës që pretendonte se e kishte blerë me paga apo me shkëmbimin e disa apartamenteve në një pallat që kishte në pronësi Kryemadhi?

Pamjet u zhdukën, video e emisionit u fshi, dhe për më tepër u tentua të fshihej çdo fotografi e mundshme kudo që ishte hedhur hedhur.

Përse Ilir Meta e bëri një të tillë, për një pronë që pretendon se e ka të ligjshme. Përse u nervozua në vitin 2015, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur u pyet për jetën luksoze të tij?

Në fakt, të tilla pyetje duhej t’i kishte shtruar Prokuroria me kohë dhe aktualisht Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Meta duhet të japë llogari një ditë për atë pasuri që bashkëshortja e tij e reklamoi para shqiptarëve.

Duhet të jëpaë llogari se me çfarë parash e ka krijuar atë pasuri, dhe jo të shtyejë vitet, duke bërë llogaritë që mund të justifikojë.

Arben Kraja dhe SPAK, mund t’i gjejnë pamjet e vilës, për t’i pasur si prova, mund ta rrethojnë Gjirin e Lalzit dhe të sekuestrojnë pasurinë e dyshimtë.

Monika Kryemadhi doli dhe u mburr para shqiptarëve për luksin ku kalonte fundjavat, për 11 tulatetet, për mobiljet e shtrenjta, për palmat me helikopter.

Po SPAK-u për çfarë do t’ju mburret shqiptarëve, kur i madh e i vogël drejtojnë gishtin nga Presidenti për pasuri të dyshimtë.

Pasi u pa me zë dhe figurë, luksi i Metës u hesht, e zhduku gjithandej ku doli dhe bashkë me të hedhti edhe drejtësia, sikur vila të mos kishte ekzistuar kurrë më parë./cna.al

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

COVID 19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2144 testime, 4 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Comments 2

  1. Demkë Demka says:
    5 years ago

    Të gjitha pasuritë, Metës dhe Moniçkës, ja ka lënë babai i mace Sashës….

    Reply
  2. afrimi says:
    5 years ago

    kryehajduti i shqiptarve i martuar me kryebaxhellen, normal qe do vjedhin dhe do i bejn karshillik popullit te varfer

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In