• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

by Mero Baze
10/08/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga dhjetëra qytetarë, madje edhe në shëtitjen e tij buzë detit. Vila është nën sekuestro nga një vendim i Gjykatës Antikorrupsion pas kërkesës së SPAK. Nuk është e qartë nëse SPAK i ka dhënë leje Berishës ta përdorë atë në verë apo jo. Normalisht duhet t’i japë.

Pasuritë nën sekuestro konservative nuk është e thënë që detyrimisht duhet të merren nën kontroll nga administrimi shtetëror. Ato thjesht duhet të dokumentojnë të ardhura nëse janë biznes, apo të ndalojnë transferimin e pronësisë nëse janë banesë ose vilë pushimi, si vila e Berishës, e cila në këtë rast është në emër të vajzës dhe dhëndrit të tij. Pra, nuk është ndonjë mëkat edhe nëse ai shkon dhe e përdor atë.

Problemi është që me pasuritë e vendosura nën sekuestro ka standarde të ndryshme dhe po kthehen në histori korrupsioni shumë herë më të rënda se vetë akuzat për korrupsion për të cilat janë sekuestruar. Fjala vjen, si vila e Sali Berishës që është në emër të vajzës, edhe vila e shoqes së ish-gruas së Arben Ahmetajt janë nën sekuestro. E para, sepse nën akuzë është dhëndri i Sali Berishës, dhe e dyta, sepse ka dyshime që shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt që jeton në Zvicër është pronare fiktive dhe vila i përket Arben Ahmetajt, i cili ia ka lënë ish-gruas.

Është shumë e dobët lidhja nga provat ligjore, por sekuestrimi është bërë fakt i kryer dhe e ka vendosur gjykata. Tani Sali Berisha rikthehet në vilën e tij për pushime dhe, sipas meje, është normale ta përdorë derisa është thjesht nën sekuestro konservative. Ndërsa vilën e shoqes së ish-gruas së Arben Ahmetajt e kanë marrë nën administrim dhe e japin me qira shtetërore qesharake për vlerën që ka në treg.

Fjala vjen, vila që gjendet në kompleksin “Green Coast” në Palasë është dhënë nga shteti me një qira 14 mijë euro në vit, ndërkohë që ajo rri jepet me qira deri në 2 mijë euro në natë, nëse e kërkon në agjencitë imobiliare apo në faqet e Instagramit që rrijapin dhe këtë vilë me qira. Pra, praktikisht kemi së pari dy standarde të ndryshme për të njëjtin fenomen: pra vila të sekuestruara me urdhër të SPAK, ku njëra nuk jepet me qira, madje rikthehet i zoti dhe e gëzon dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe, dhe një vilë tjetër ku nuk lejohet ta gëzojë i zoti i supozuar apo ish-zonja formale, por pa leje të tyre jepet me qira, shkatërrohet nga qiramarrësit dhe pastaj rri jepet nga ata që e kanë marrë me qira me çmim dhjetë herë më të lartë.

Personat e dyshuar për korrupsion janë ende pa akuzë dhe ende nuk u ka filluar procesi gjyqësor. Ata prezumohen të pafajshëm deri në fund dhe, nëse dalin të tillë, natyrisht që do t’u rikthehet edhe vila — tashmë e shkatërruar dhe e vjedhur nga shteti që i ka arrestuar për korrupsion. Ndërsa në rastin e Berishës është ndryshe dhe paksa më korrekt: nuk ia kanë dhënë me qira, nuk ia kanë shkatërruar, nuk e kanë vjedhur dhe, nëse e fiton gjyqin, nuk i është shkaktuar asnjë dëm.

Nuk po them pse e privilegjojnë Berishën në këtë rast, pasi e përsëris që ashtu duhet të sillen me të gjithë. Pyetja është pse i masakrojnë të tjerët!

Next Post
Për të dytën herë brenda pak ditësh! Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan

Për të dytën herë brenda pak ditësh! Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 3 nëntor 2026

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In