Victor Valdes ka konfirmuar largimin e tij nga Manchester United. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Valdes ka falënderuar klubin, derisa ka shtuar se nuk do të harrojë asnjë pjesëtar të Manchester United-it. Valdesi pritet të largohet në drejtim të Standard Liege në formë huazimi, me United-in që raportohet se është i gatshëm të paguajë një pjesë të pagës së gardianit spanjoll.