• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Viktor Tushaj me mësuesit: Arsimtarët themeli i dijeve të shoqërisë sonë

by
23/05/2015 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj, zhvilloi një dëgjesë publike me arsimtarët e rrethit të Lezhës ku u njih nga afër me problematikat e tyre. Viktor Tushaj shoqërohej në këtë takim nga Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli i cila mori mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare në Qarkun e Lezhës.

Në fjalën e tij, z. Tushaj shprehu bindjen se do të vijojë puna për zbatimin e projekteve në modernizimin e Bashkisë së re të Lezhës në standardet evropiane.

Duke i cilësuar arsimtarët si themeli i dijes dhe i shoqërisë që nuk ndalon asnjëherë së zhvilluari, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” e vlerësoi si një privilegj takimin me arsimtarët.

“Nëse institucionet shkollore nuk do të funksiononin, shoqëria do të vdiste. Kjo na bën të reflektojmë dhe të kuptojmë mësuesit dhe kompetencat e tyre. E kemi parë mësuesin më herët të kishte më shumë dinjitet në raportin me nxënësit. Kishte një raport aq ideal mes tyre, saqë sot vështirë të imagjinohet. Kjo marrëdhënie sot ka degraduar së tepërmi, e ndërsa janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar, që ia kanë zbehur autoritetin mësuesit, i cili shpesh herë është ndier i pafuqishëm për shkak të rrethanave ku është ndodhur”- theksoi z. Tushaj.

Në vijim të fjalës së tij, z. Tushaj prezantoi dhe projektin më të ri ku theksoi se me qasjen e re të qeverisë, në Lezhë do të ngrihet një Korpus Universitar i cili do të fokusohet në studimet albanologjike, kjo për vetë vlerat që ka Bashkia e re e Lezhës. “Arsimi ka nevojë për ndryshim të standardeve, por ne nuk mund të lejojmë që standardet e reja të vendosura tashmë në Lezhë të jenë të ndryshme me ato të zonave përreth. Shkollat e rrethit të Lezhës, ose të bashkisë së madhe të ardhshme, do të jenë në standardet e duhura infrastrukturore, ashtu siç janë tashmë edhe në Lezhë”, u shpreh kandidati z. Viktor Tushaj.

Në fjalën e saj, znj. Mimi Kodheli shprehu vlerësimin maksimal për arsimtarët dhe se me reformën e re në arsim, mësuesit do të përfitojnë më shumë. “Të gjithë këtu jemi falë mësuesve tanë, të cilët na edukuan për vite për t’u bërë këta që sot jemi. Misioni juaj nuk ndalet vetëm tek mësimdhënia, por është të qënit pjesë e një reforme, e ndërgjegjes së lartë qytetare, që sigurisht më shumë se askush, ju e dispononi. Që ta kryeni plotësisht këtë detyrë, ju ashtu siç jeni pjesë e pandashme e shoqërisë, duhet të jeni edhe pjesë e politikës. Besoj shumë se duke votuar “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, ju bashkë me ne do t’i jepni shtysë vijimit të reformave në arsim, të cilat tashmë po i japin frytet e veta”, u shpreh znj. Kodheli.

Znj. Kodheli ftoi arsimtarët që të votojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane dhe kandidatin për kryetar Bashkie të Lezhës, z. Viktor Tushaj.

Sipas saj rruga e kësaj aleance është pa kthim, ashtu siç është pa kthim dhe e sigurtë edhe fitorja e z. Viktor Tushaj.

Znj. Kodheli siguroi të pranishmit se projektet për zhvillimin e Lezhës së vuajtur nga tranzicioni do të vijojnë pa reshtur.

Next Post

Ministri Bullgar në Tiranë: "Moskë mos u përzje në Ballkan"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In