• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Viktimizohet” Daçiç: Nuk e vazhdojmë dialogun pa u hequr taksa

by Java News
17/03/2019 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kurrë nuk ka pasur bisedime se çfarë dëshiron Serbia si rezultatin përfundimtar në negociatat me Kosovën.

“Nuk kemi ardhur te këto tema. Sa herë që është hapur një mundësi për të shkuar drejt  kompromisit, gjithmonë ka ndodhur ndonjë incident. Këto nuk janë vetëm dyshime, ekzistojnë pretendime se disa vende evropiane nuk duan që kjo të përfundojë shpejt”, ka thënë Daçiç për gazëtën “Politika”

Ai tha se Britania e Madhe dhe Gjermania nuk e përkrahin ndarjen e Kosovës.

“Këtu po zhvillohet një betejë gjeopolitike, por jo më me Moskën, por midis partnerëve perëndimorë. Bëhet fjalë për një gjeografi politike shumëfishtë, që ndërthuret me ne”, tha Daçiç, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti, Daçiç tha se “kjo do t’i takonte fantastikës shkencore politike”.

Ai thekson se duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë dialogun, “por fakti se ata [Kosova] nxori Platformën për dialog, kjo na vë në një pozicion të ri politik – se ata nuk duan asnjë kompromis”.

Kreu i diplomacisë serbe tha se Platforma e Kosovës për dialog nuki intereson fare.

Daçiç përkujton dy pozicione krejtësisht të kundërta, mes palës serbe dhe kosovare në bisedime. “Njëra është se Kosova është një autonomi në kuadër të Serbisë, dhe  tjetra është se Kosova është një shtet i pavarur brenda kufijve të saj, ‘të cilët ata i paraqesin si ndërshtetërore’,  të cilat në fakt janë kufij mes krahinës dhe Serbisë qendrore”, tha Daçiç.

“Vështirë është të arrihet deri të kompromisi, mbi bazën e këtyre dy pozicioneve. Pse amerikanët  kanë lëvizur nga pozicioni i tyre? Sepse  e kuptuan se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur,  pa ndonjë kompromis. Dhe, cili është kompromisi? A kurrë nuk kanë thënë se kjo është zgjidhja më e mirë. Ata vetëm thonë, të shohim se cilat janë propozimet”, ka thënë Daçiç.

 

 

 

 

 

Next Post
Protesta /Policia procedon penalisht Gazment Bardhin e PD-së dhe 32 protestues

Protesta /Policia procedon penalisht Gazment Bardhin e PD-së dhe 32 protestues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In