• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktimizimi, nderi dhe dinjiteti, si opsionet politike të PD

by Denis Dyrnjaja
09/06/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Lexova një analizë të politologut Fitim Zekthi i cili rrekej përmes arsyes të zbërthente shkaqet kryesore që kanë futur në ngërç Partinë Demokratike, alternativa kryesore dhe më fortë deri sot ndaj megamazhorancës prepotente të PS, që mori mandatin e katërt. Me pak fjalë konkluzioni i zotit Zekthi është se PD sot është një forcë politike që orvatet mes viktimizimit dhe nderit, dy komponentë që i shkojnë për shtat mendësisë dominante që lidhet me njerëzit që zotërojnë prej vitesh drejtimin e kësaj partie, që priu ndryshimin nga diktatura në pluralizëm në vitet ’90.

Analiza është objektive dhe shumë e qartë duke tentuar të mos merret me emrat por me fenomenologjjnë dhe mentalitetin që dominon PD. Zekthi thotë se nuk e zgjidh krizën që ka përfshirë PD largimi i Sali Berishës, por ndryshimi i mendësisë brenda kësaj force politike, që rend herë mes viktimizimit si parti që i mohohet e drejta në zgjedhje dhe për zgjedhje të lira dhe nderit ku ligjin politik në atë PD e bëjnë njerëzit e fortë, pra praktikisht Berisha dhe enturazhi i tij të cilët mendojnë se me Ramën ka vetëm një gjuhë komunikimi, forca që nënupton dhe nderin ose që është si armë për të mbrojtur nderin.

Ndërkohë zoti Zekthi pretendon që përmes kulturës politike, PD duhet të përqafojë opsionin e dinjitetit, i cili me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi njeh problemet, i analizon me objektivitet ato dhe korrekton veten duke u përmirësuar dhe duke u bërë alternativë më e mirë e fortë dhe më produktive si pasojë. Por që kjo të ndodhë duhet të ndryshojë mendësia sikurse predikon edhe Zekthi në analizën e tij.

Këtu krijohet dhe ngërçi, se nuk mund t’i kërkosh dinjitetin, pra reflektimin, për pasojë dhe ndryshimin pikërisht Berishës dhe njerëzve të tij, që nuk duan të pranojnë se ata janë vetë problemi për të prekur ndryshimin e shumëpritur fillimisht te vetja dhe pastaj te pushteti. Pra dinjiteti nuk mund të konsiderohet si nocion abstrakt. Ai është pjesë konkrete e njerëzve e përsa kohë askush në PD e sotme nuk sheh problemin te vetja por tek kundërshtari e sheh edhe zgjidhjen te forca e nëpërmjet saj, pra te opsioni i nderit, sikurse analizojnë Bradley Campbell dhe Jason Manning në filozofinë dhe psikologjinë socio/politike atëherë çdo zgjidhje e pritshmëri bëhet nul. Dhe hendeku mes pritshmërive të asaj pjese të popullit dhe mospërfaqësimit të tyre mbetet e madhe dhe e pandryshuar.

Berisha ka patur shumë herë mundësi ta bëjë këtë, madje dhe e ka promovuar si tezë bazë, kur nisi procesin e foltores se famshme duke sjellë në ofertën politike shtylla kryesore të doktrinës së djathtë dhe konservatore, por që mbetën thjeshtë demagogji, pasi gjithçka u bë fiktivisht dhe në mënyrë të manipuluar, sikurse ishin primaret, pra gara për meritokraci në parti, apo një statut i ri me regulla që do të hapnin e demokratizonin PD që emrin e ka demokratike, por mendësinë bolshevike.

Po, autoritarizmi i Ramës ka nevojë për një përgjigje politike, por këtë nuk do mund ta bëjnë kurrë Berisha@co që besojnë se të gjithë ata që mendojnë ndryshe janë arrmiq, kundërshtarë të PD apo aleatë e njerëz të shitur apo të blerë nga apo te Rama. Ndaj për të shkuar te dinjiteti duhet braktisur forca e duhet zëvendësuar me mendim politik dhe rrëzonim vlerash e kapacitetesh njerëzore që konvergojnë me interesat e njerëzve të papërfaqësuar ose të keqpërfaqësuar.

Ndaj përtej çdo teze apo filozofie politike gjithçka në fund rrotullohet te ata që kanë në duar çelësat e fuqisë së deleguar politike nga baza. Përsa kohë Berisha do të ketë një axhendë krejt tjetër nga kjo filozofi e dinjitetit që lidhet me përgjegjësinë e vetes në angazhim në radhë të parë, asgjë s’do të ndryshojë në oborrin e pështjelluar të opozitës së sotme. Kjo do të vazhdojë deri kur Berisha dhe të tijtë të thonë mjaft është mjaft!

Next Post
“Paradite në punë, pasdite në plazh”, formula e re për të joshur punonjësit në sektorin e turizmit

“Paradite në punë, pasdite në plazh”, formula e re për të joshur punonjësit në sektorin e turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In