• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktimat e Republikës së Tretë

by Frrok Çupi
28/02/2020 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të tretët pritet të shfaqen në 2 mars në bulevardin e Tiranës, përballë ngrehinës trekatesh që u ndërtua për një ambasadë provizore Sovjetike. Kategoria e këtyre ndryshon nga viktimat e Republikës së Dytë dhe të Republikës së Parë. Këta janë të ngrefosur, nuk e njohin veten për viktima, por hyjnë në kategorinë e budallenjve dhe hajdutëve. Kjo është kategoria që niset për udhë, ‘të dalë çfarë të dalë’. Por kjo është edhe kategoria më e pa shpresë.

Presidenti i Republikës që i ka thërritur në bulevard, bën mëkatin e fundit me këta: Do t’i shtypë e do t’i përdhosë edhe një herë, për herë të fundit.

Presidenti Ilir Meta, që vjen nga fshatrat e Skraparit, me këtë rast thyen edhe kodet e fshatit të tij ku ‘kufoma’ nuk përdhoset. Në krahina të tjera të vendit, sidomos në Veri, kodi është edhe më i mprehtë: ‘Viktima’ përkujdeset nga autori, kthehet me kokë nga lindja e diellit dhe njoftohet familja. Ilir Meta, ironikisht, ka zgjedhur që viktimat e tij t’i mbledhë në bulevard, aty nga akshami, kur nuk ka as diell, asgjë të qartë. Në një ‘muzg’ prej gati tre dekada, Ilir Meta i ka rrjepur viktimat e tij, që janë mijëra herë më shumë se sa këta të kategorisë që do të shfaqen në bulevard. Iliri nuk kishte bërë kurrë punë në jetë, por punën e parë e nisi si ‘shule i udhëheqjes së lartë’, fillimisht si deputet, pastaj kryeministër, pastaj kryetar parlamenti, pastaj president. Nuk pati kohë një sekondë që të numëronte viktimat. Shumicës i vuri mbi kokë ministra dhe nëpunës xhahilë që vidhnin për ‘të; të tjerë i plaçkiti në dritë të diellit, me gjakun e njerëzve ndërtoi vila dhe pasuri pa fund, ndërtoi televizione, grabiti floririn- pasuri e kombit. Pastaj i vrau në bulevard dhe në rrëpirat pas Dajtit. Pastaj përhapi imazhin e një lideri halldup e të pa pikë kulture, si një farë e keqe për modelin e të rinjve. Në politikë ndërtoi ‘sektin acid’ që djeg çdo vlerë, çdo pronë, çdo kulturë…

Viktima të Ilir Metës u bënë të gjithë për tre dekada. Por në bulevard, në 2 mars, do të vijnë budallenjtë dhe hajdutët; i ka thërritur për të mbrojtur me ta b… e vet. Këta e dinë, por rrinë aty si mburojë mishtore.

Këtu është kapërcyer edhe kodi zakonor: Tani Meta po i përdhos edhe viktimat e fundit të kësaj kategorie të shkretë. Ligjet ndërkombëtare të ndalojnë t’i përdhosësh të sëmurët për mend apo me leprozë, të marrët dhe perversët.

Aq më keq që presidenti e bën krimin në emër të ‘Republikës’.

Viktimat e Republikës së Parë:

Ata ishin të kategorisë së pafajshme. Vinin nga ferri komunist, e ku ta dinin se po shkonin në një tjetër ferr si komunizmi. As dinin ç’ është prona, as dinin ç’ është e drejta. Lidershipi i vitit 1996 e kapi ‘mrekullinë’ dhe luajti rolin që bëjnë edhe sot trafikantët e srianëve: U marrin 700 euro për deri në Mal të Zi, i lënë në Fier e u thonë ‘arritët në Podgoricë’.

Kështu u tha Republika e parë viktimave: U mblodhi gjithçka kishin nëpër xhepa, i këshilloi të shisnin shtëpitë e çfarë kishin deri edhe mishin e bardhë, prapë ua mblodhi paratë nëpër piramida…’dhe ditën e fundit i hodhi në luftë kundër njëri tjetrit. Në vitin 1997 u vranë rreth 3000 vetë dhe u plagosën 20 mijë, thesari i shtetit mbeti me vetëm 17 milionë lekë, u thërritën ndërkombëtarët për të ruajtur ‘paqen mes viktimave’. Ajo ishte Republika e parë, që në reportazhet e medias u konsiderua si ‘Republika e Gangsterëve’. Republika i kishte mashtruar njerëzit se ‘paratë tuaja janë të pastra’, por as që mund të fajësoje as edhe një viktimë. Të paktën nuk ishin budallenj, kjo është ‘fisnikëria’ e Republikës së Parë, që nuk shkeli miza, por shkeli jetë njerëzish!

Viktimat e Republikës së Dytë:

Këta janë akoma gjallë dhe në luftë; kjo është kategoria.

Mund të mos fitojnë, mund të fitojnë përsëri xhelatët, por po humbën këta nuk mund të quhen viktima. Këta që ecin më këmbë, flasin me vete, mallkojnë veten, mendohen kë të vrasin në derën e gjykatës, kanë humbur pronë e drejtësi, kanë groposur fis e familje sado që trashëguan për gjithë jetën…. Këta që ecin më këmbë, pa e shijuar asnjë ditë Drejtësinë, kanë harruar mekanizmat hitlerianë të ‘gjykatësve të plepave’, të ligjit të reformës agrare në epokë demokratikase, të zaptimit të tokës dhe gojës prej militantit të partisë. Nëse edhe kësaj here viktimat humbin përballë makinës së tmerrshme politike e shtetërore që ua solli ‘gijotinën’, atëherë pasardhësit nuk kanë pse vijnë në këmbë të tyre. Sipas llogarive gjyqësore çdo shqiptar është në konflikt trefish me tjetrin.

Aleatët e mëdhenj të kombit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë përgatitur Drejtësinë e Re, e cila o fiton e fitojnë viktimat, o humb dhe varrosen viktimat…

Kjo është beteja. Ata që bënë namin në këtë vend, ata gjuajnë mbi Aleatët dhe Drejtësinë. Edhe vetë presidenti i Republikës ka deklaruar se ‘do të vdes si hero anti- amerikan, alias Allende’.

Por as viktimat e Republikës së Parë as të Dytë nuk janë të sëmurë të neurozës; këta i solli tragjedia që i ndodhi kombit pas tragjedisë së komunizmit.

Të sëmurët kanë mbetur për Republikën e Tretë…

Next Post
Shtohen të prekurit nga koronavirusi në Greqi/ Pjesa më e madhe gra

Epidemia/ OBSH flet tani për “rrezik shumë të lartë nga Koronavirus”

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Shkruaj me shpesh o burr i dheut!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com