• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Viktimat e karteleve varen në urë/ Policia paralajmëron turistët për pamjet dhe të qëndrojnë larg… Meksikës

by Java News
19/11/2021 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupat e 10 personave u gjetën të pajetë në Zacatecas të Meksikës të enjten, 9 prej tyre të varur nga ura. Zyrtarët lokalë thanë për Retuers se të gjitha viktimat kishin lidhje me luftërat e bandave. Trupi i dhjetë u gjet pranë një autostrade, sipas një zyrtari të Ministrisë së Sigurisë Publike.

Sipas të gjitha gjasave, vrasjet kanë lidhje me sherret e brendshme të bandave që veprojnë në bashkinë Cuahtemoc. Konflikte të tilla të përgjakshme janë shpeshtuar kohët e fundit në të gjithë vendin, sidomos në zonat e populluara turistike.

Sipas qeverisë meksikane, nga janari deri në shtator të këtij viti, 21 495 persona kanë vdekur si pasojë e dhunës së karteleve të drogës dhe bandave të armatosura në vend, me një mesatare të frikshme prej 2400 njerëzish në muaj.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha të mërkurën se Garda Kombëtare do të vendosej në Kankun dhe zonat përreth pas disa incidenteve të dhunshme, më tragjiku ai i vrasjes së dy turistëve në Tulum, të vrara gabimisht nga bandat.

Pas vrasjes në lokalin ku dy turistët humbën jetën tragjikisht, ishte ngjitur një letër ku u bëhej thirrje pronarëve të bizneseve në zonë që të paguanin “gjobën”, pasi “sheshi kishte pronar”. Mesazhi i shkruar ishte firmosur nga Los Pelones – “Qerosët”, që besohet se është një bandë e armatosur, anëtarët e së cilës punojnë për Kartelin e Gjirit, një prej organizatave kriminale më të rrezikshme në Meksikë, e përfshirë në një luftë të ashpër për territor me Kartelin Jalisco Nueva Generacion dhe Kartelin e Sinaloas.

Ngjarjet tragjike kanë shtyrë ekspertë të sigurisë të paralajmërojnë turistët që të shmangin, të paktën momentalisht, udhëtimet në Meksikë, për të mos rrezikuar jetën. “Tashmë bandat nuk kanë mënyrë tjetër reagimi përveç armëve. Nuk shohin në fytyrë askënd kur qëllojnë. Nëse je thjesht një kalimtar i rastit, për ta nuk ka rëndësi, është thjesht fati yt i keq”, tha për “New York Post” Robert Almonte, ekspert amerikan për kartelet meksikane. “Turisti nuk është objektiv i vrasësve, por mund të qëllojë që të jetë ulur në tavolinën ngjitur me objektivin”.

Karteli Jalisco Nueva Generacion u themelua në vitin 2009 nga Nemesio Oseguera Cervantes (“El Mencho”), i cili është një prej bosëve më të kërkuar të karteleve që prej arrestimit të “El Chapo”-s në vitin 2014. DEA amerikan ofron 10 milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij. Karteli që drejton El Mencho është përgjegjës për sasinë më të madhe të fetanolit dhe metamfetaminës që trafikohet në SHBA. TEMA

Next Post
Bamir Topi evokon kohën e Olldashit: Pas fitores aspak të ndershme me të, e ardhmja e Bashës nuk do të ketë…

Bamir Topi evokon kohën e Olldashit: Pas fitores aspak të ndershme me të, e ardhmja e Bashës nuk do të ketë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In