• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viktima e madhe në Veri është humbja e SHBA si aleat strategjik i Kosovës

by Mero Baze
30/05/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në veri të Kosovës nuk janë plagosur thjesht disa dhjetëra ushtarë të KFOR, nga gangsterë serb. Ky do ishte një bilanc fatlum për Kosovën, sikur aty të ishte betejë mes KFOR dhe bandave serbe.

Në Veri të Kosovës, viktima e parë e madhe është avokatia e SHBA për Kosovën. Çdokush që përpiqet të duket “patriot” e të shikojë problemin tek pasojat duke harruar shkakun, në fakt bën me mjete paqësore, atë që po bëjnë me dhunë banditët serb.

Kosova dhe bota shqiptare kanë humbur në atë konflikt idiot, shkaktuar me vetëdije prej Albin Kurtit, mbështetjen e SHBA, shtetit që ktheu ëndrrën e miliona shqiptarëve në shekuj, në realitet, duke themeluar shtetin e Kosovës.

Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA në Kosovë, konfirmoi sot me dhimbje se SHBA ndaloi Kosovën të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët “Defender23”, i cili ishte një akt i madh certifikues për ushtrinë e Kosovës dhe ka paralajmëruar pasivitetin e saj ndaj procesit të njohjes së mëtejshme të Kosovës, duke theksuar dhe pesimizmin që ekziston në Uashington rreth Kosovës.

Dhe në Kosovë nuk ka një reflektim serioz për të. Albin Kurti gati gati ngjan i kënaqur që tani është viktimë e Perëndimit, edhe pse përballë bandave serbe, u plagosën ushtarë të KFOR që mbrojtën policinë e Kosovës, dhe jo “trimat e diasporës” së Albin Kurtit, që fluturojnë me presh në bythë, nga gëzimi që Albin Kurti më në fund po lufton dhe me Perëndimin.

Të gjithë ata që i kërkuan SHBA të rrijë neutrale në Kosovë, tani mund të jenë të kënaqur. Tani SHBA po përpiqet të mos ndërhyjë më në punët e Kosovës, duke e braktisur atë për shkak të Albin Kurtit.

Ata ish- diplomatët tanë që kishin merak se SHBA po humbiste neutralitetin, tani le t’i dalin zot Kosovës, ta përfshijnë prapë në stërvitjen e përbashkët ushtarake me NATO dhe SHBA, të ndihmojnë në njohjen e Kosovës dhe më tej akoma, ta ndihmojnë nëse bllokohet procesi i liberalizmit të vizave dhe axhenda evropiane e Kosovës.

Të gjithë ata që duan të zhvendosin debatin, nga akti i vetëdijshëm i Albin Kurtit për ta kthyer Kosovën në “viktimë” të Perëndimit, tek dhuna e banditëve serbë në Veri ndaj KFOR, sot duan të fshehin të vërtetën e hidhur se në Veri të Kosovës, por vritet e ardhmja perëndimore e Kosovës, e cila në fakt është e vetmja e ardhme e saj.

Është absurde për një vend dhe një kryeministër që pretendon se Rusia po destabilizon Kosovën dhe nuk është se gënjen në këtë pikë, të ketë armik të përbashkët me Rusinë, SHBA.

Sot edhe Albin Kurti, edhe Rusia, edhe më pak Vuçiqi, kanë probleme me SHBA, në vend që Kosova të ishte në anën e SHBA dhe Perëndimit, kundër tyre.

Dhe kur serbët, rustë dhe Albin Kurti kanë armik të përbashkët Perëndimin, sherri brenda tyre quhet sherr brenda familjes lindore, në të cilin Albin Kurti po e fut Kosovën.

Kaq e thjeshtë është gjithë logoreja që përpiqet të mbulojë krimin e Albin Kurtit me krimet e disa banditëve serbë apo rusë në Veri të Kosovës.

Kosova thjeshtë duhet të rikthehet në shtëpinë e saj perëndimore, duke ja hequr Albin Kurtit nga duart shtetin me të cilin po luan me zjarrin.

Askush nuk ja mohon të drejtën të vazhdojë sherret me Rusinë e Serbinë si pjesë e një aleance me armiq të përbashkët Perëndimin, por Kosova duhet të dalë përtej këtij gardhi që ai i ka vendosur, për interesa personale.

SHBA mund ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, por nuk mund të mbrojë edhe Albin Kurtin nga Perëndimi. Që Albin Kurti të mos e marrë me vete Kosovën, duhet që Kosova ta ndajë fatin e saj, prej tij.

Next Post
Akuza për sulm me dron në Moskë/ SHBA paralajmëron Ukrainën: Nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë

Akuza për sulm me dron në Moskë/ SHBA paralajmëron Ukrainën: Nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In