Tauland Gjikaj, 31 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit.
Sipas policisë, 31-vjeçari humbi jetën në spitalin e Vlorës, për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se viktimës i është gjetur edhe një armë zjarri që e mbante me vete. Ndërkohë, raportohet se ai mbante edhe mbiemrin Beqiraj.
Për ngjarjen në fjalë Policia ka ndalua rnjë shtetas, ai është Andi Jonuzaj dhe mendohet se u kap në automjetin e përdorur për atentatin në Vlorë.
31-vjeçari ishte djali i një ish-punonjësi Policie.
/javanews/a.r