• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon “telenovela Erjoni dhe Alma”, 35-vjeçari kërkon takim me të dashurën në burg por…

by A R
13/12/2016 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shndërrohet në një histori pa mbarim ajo e Erjonit dhe Almës, çifti i bërë i njohur në rrjetet sociale. I vënë në pranga prej 3 ditësh tashmë, 35-vjeçari Erjon Sulohoxha kërkon nga qelia e paraburgimit në Komisariatin e Fierit që të takohet me të dashurën e tij.

Edhe pse ishte pikërisht 39-vjeçarja që e denoncoi për dhunë fizike e psikologjike të vazhdueshme, i dashuri i saj kërkon nga qelia që ta falë sërish.

“Unë dua ta takoj Almën. Nuk do ta dhunoj më. I premtoj edhe kësaj here. Dua të më falë e të më takojë këtu në burg”, mësohet të jetë shprehur Sulohoxha nga Policia e Fierit, raporton “Panorama”. Por burime të Komisariatit thonë se nuk është bërë e mundur kjo kërkesë e tij.

Nga kontakti që kanë pasur me denoncuesen, të dashurën dhe bashkëjetuesen e 35-vjeçarit për gati 5 muaj, ajo ka refuzuar që të ketë më lidhje me të. Alma N., e cila ka dy fëmijë nga martesa e parë, ka thënë në polici se nuk do të ketë më kontakt me Erjonin, i cili e dhunoi sërish javën e shkuar.

Çifti dha premtim në publik se do të vazhdonin të jetonin një marrëdhënie normale, por 35-vjeçari, gjithashtu me një martesë të mëparshme, e ka shkelur premtimin. Në kushtet e alkoolit ai e ka dhunuar sërish 39-vjeçaren dhe ajo e ka braktisur. Ai e ka gjetur dhe e ka dhunuar keqas, duke bërë që gruaja të përfundojë e dhunuar në spital e tashmë të marrë mjekim në kushtet e shtëpisë.

Me gjithë premtimin që i bën nga qelia 35-vjeçari, ajo ka refuzuar që ta takojë apo të interesohet për të. Pritet që sot Erjon Sulohoxha të paraqitet në Gjykatën e Fierit për të mësuar masën e sigurisë ndaj tij.

Prokuroria ka ngritur akuzën e dhunës në familje, pas denoncimit të bërë nga 39-vjeçarja se bashkëjetuesi i saj e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht prej disa muajsh. Erjoni dhe Alma u njohën rreth 5 muaj më parë në qytetin e Fierit.

Të dy kanë nga dy fëmijë nga martesat që kanë pasur më herët. Erjoni është i lindur në Berat dhe jeton në Fier, ndërsa familja e Almës në Lezhë. Në kohën kur 39- vjeçarja punonte si kameriere në Fier, aty është njohur me 35-vjeçarin./a.m.

Next Post
VIDEO/ Banesa përfshihet nga flakët, nuk dihet nëse ka të lënduar

VIDEO/ Banesa përfshihet nga flakët, nuk dihet nëse ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In