• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon telenovela e nuses që helmoi vjehrrën, babai paralajmëron krushkun për “mizën nën kësulë”

by A R
12/07/2017 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Tanushi në fshatin Zall Reç të Dibrës po pret drejtësinë dhe më pas do t’u përgjigjet “akuzave pa doganë”, siç i cilësojnë ata, ndaj vajzës së tyre 19-vjeçare nga vjehërria dhe bashkëshorti i saj.

Baftjar Tanushi, babai i Elda Tanushit, u shpreh dje se ata janë porositur nga Prokuroria të mos flasin në lidhje me këtë çështje dhe se po presin hetimin dhe drejtësinë t’i çojë gjërat në vend, raporton “Panorama”.

Ai hodhi ditë më parë akuzën se vjehrri Eduart Stafa ka përdhunuar vajzën e tij, por tashmë shprehet se nuk do të flasë për këtë çështje, pa përfunduar hetimi. Megjithëse të gjithë pjesëtarët e familjes Stafa janë prononcuar publikisht dhe kanë ngritur akuza të shumta, 48-vjeçari Tanushi ka zgjedhur heshtjen.

“Kemi vendosur të mos merremi me thashetheme, të mos u përgjigjemi akuzave të familjes Stafa. Përgjigjen e presim nga drejtësia. Pasi ajo të thotë fjalën e saj, atëherë do të flasim edhe ne”, shprehet Bafjtar Tanushi.

Megjithatë, në përgjigje të akuzave të Eduart Stafës, krushku i tij ka vetëm një mesazh për të:

Eduarti mendon se mund të rregullojë punët e tij me akuza dhe thashetheme, por e ka gabim. Po pres qetësisht që drejtësia të zbardhë të vërtetën. Ai e ka “mizën nën kësulë”, prandaj flet pa doganë për vajzën time.

Babai i Elda Tanushit saktëson se në seancën e fundit gjyqësore palët në konflikt janë porositur të mos prononcohen në media, por të presin hetimin e ngjarjes.

“Unë dhe vajza ime po i qëndrojmë me korrektësi Prokurorisë, e cila ka kërkuar që askush të mos dëmtojë hetimin e ngjarjes. Nëse ne jemi në një linjë me Prokurorinë, familja Stafa vazhdon të mbushë mediat me lajme të pavërteta. Ata po denigrojnë keq familjen time. Me siguri edhe këto akuza do të jenë pjesë e hetimit. Familja jonë do të flasë vetëm pasi hetimi të ketë përfunduar. Kam besim të plotë se hetuesit do të thonë të vërtetën”, përfundon Baftjar Tanushi.

Vajza e tij u ndalua disa ditë më parë pasi vjehrra e saj e denoncoi për tentativë vrasjeje. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, nusja e djalit i hodhi helm në gotën e kosit. Ajo ka ndier si erë benzine, pasi ka konsumuar gjysmën e gotës. Pasi i ka kërkuar nuses ta pinte ajo gjysmën tjetër dhe ajo nuk ka pranuar, Arjana Stafa është ndier keq dhe ka përfunduar në spital.

Ajo i deklaroi policisë se nusja i kishte pohuar të vërtetën, duke i treguar se i kishte dhënë helmin. Pas ndalimit të 19- vjeçares, për të cilën Gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi, babai i saj, Baftjar Tanushi, hodhi akuzë ndaj vjehrrit të vajzës.

Sipas tij e bija kishte dashur t’ia jepte helmin vjehrrit, pasi ai e kishte përdhunuar teksa i biri (bashkëshorti i Eldës) ndodhej në Greqi si punëtor sezonal. Ky i fundit i doli në mbrojtje të atit duke akuzuar të shoqen për shpifje. Sipas tij, me Eldën ishin martuar pa dëshirën e asnjërit dhe se pas dasme ai kishte dashur të ndahej, pasi ajo nuk ka qenë e virgjër.

Next Post
FOTOT/ Kuksiani gjen portofolin plot me euro, ja si vepron…

FOTOT/ Kuksiani gjen portofolin plot me euro, ja si vepron...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In