• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon stuhia “Grenell” në Kosovë, analistët: Deklarata të “pashëndetshme” për raportet Kosovë-SHBA

by A R
05/02/2025 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jehona e deklaratave të të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit Albin Kurti, vazhdon të ndihet në Kosovë.

Analistët i shohin ato si jo të shëndetshme për raportet mes SHBA dhe Kosovës. Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, thotë për Kosova Press se Grenell reagoi ndaj Kurtit, pasi ky i fundit i dha të drejtën vetës t’i përdorë raportet me ShBA-në për të fituar votat e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas tij, nuk është shumë e zakonshme nga zyrtarët amerikanë që të reagojnë në kohë fushate, por është dëshmuar se zyrtarë nga administrata Trump janë mjaft aktivë dhe energjikë.

“Nuk është ndërhyrje në procesin zgjedhor, pasi deklarata e shefit të misioneve të veçanta në ShBA, zotëri Richard Grenell ka qenë reagim ndaj një deklarate të Kurtit në fushatën zgjedhore. Nëse dikush në Kosovë ia jep vetës të drejtën që t’i përdorë raportet me ShBA-në, cilado qoftë ajo forcë politike për të fituar votat e njerëzve, atëherë është i ligjshëm edhe reagimi nga ana tjetër. Nëse Kurti thotë se ne i kemi raportet më së miri me Amerikën se cilado qeveri e deri tanishme atëherë pala amerikane do të reagojë. Nuk është krejt e zakonshme të reagohet në kohë fushatash, por zotëri Grenell e ka dëshmuar disa herë se është person mjaft energjik dhe aktiv. S’ka vend për hatërmbetje. A mendoj unë se janë të shëndetshme këto lojëra të ping-pongut? Nuk janë të shëndetshme, pasi qytetarët e Kosovës duhet të votojnë dhe besojnë se qytetarët votojnë për programe dhe nuk ndikohen qoftë nga deklaratat e Kurtit apo dikujt tjetër. Por, fatkeqësisht këto mund të krijojnë një konfuzion”, tha Paçarizi, përcjell A2.

Në anën tjetër, politologu Melazim Koci, thotë për Kosova Press se pavarësisht ashpërsisë së deklaratave të Grenell ndaj Kurtit nuk beson se do të ketë ndonjë dridhje të madhe të raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së.

Për një gjë të tillë ai thotë se duhet pritur rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, mirëpo, sipas tij, politika amerikane nuk bëhet në baza personale dhe në logjikën e hakmarrjes: “Nuk besoj në pohimet apo tezat se politika amerikane bëhet në baza personale. Politika amerikane madje nuk mbështetet as në personalitetit e Trumpit… Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një Kushtetutë dhe ka një i ashtuquajtur ‘DeepState’ jo si konspiracion, por si kombinim i agjencive që hartojnë politika të larta ndërkombëtare dhe të cilat në radhë të parë kanë interesin vital nacional. Besoj se kontuiniteti i raporteve Kosovë-ShBA do të vazhdojë pasi mbështetet edhe në interesin e ShBA-së dhe gjithsesi të Kosovës. Nuk pres dridhje të madhe në kuptimin se tani do të kemi hakmarrje të dikujt ndaj dikujt. Nuk e besoj një logjikë të tillë në politikën e jashtme të ShBA-së”.

Grenell ditë më parë tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Next Post
Darka me kryebashkiakët e samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të BE në Tiranë

Darka me kryebashkiakët e samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të BE në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com