• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon shpërndarja e pakove ushqimore, Veliaj: Në pranverë nisim ndërtimin e shtëpive të reja që prekën nga tërmeti

by Java News
27/03/2020 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi edhe sot me shpërndarjen e paketave ushqimore në Baldushk, Balshaban dhe Mumajes, në familjet e Avni dhe Genc Allmuçës, Qemal Ballës dhe Mersin Shabanit, të prekur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Bashkisë i siguroi ata se për çdo nevojë strukturat shtetërore do të jenë aty.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë, por është mobilizuar i gjithë shteti. Edhe me ushqimet, edhe me gjërat e tjera. Kështu që, duhet qëndruar brenda. Pastaj, po të keni nevoja të tjera kur të mbarojnë këto ushqime, bjerini telefonit. Tani vetë jam duke shkuar katund më katund, sepse atje në qytet është me kollaj sepse janë të gjithë të mbledhur bashkë. U kam thënë administratorëve të kryeqytetit, aty s’ju jap dorë sepse e keni kollaj, në 100 metra rreze e keni gjithë lagjen. Më mirë po jap një dorë fshatrave që ka edhe pak më shumë distancë”, tha Veliaj.

Me të mbaruar kjo epidemi, puna do të vijojë menjëherë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Kreu i Bashkisë u shpreh se të parët që do të përfitojnë janë ato familje që aktualisht jetojnë në çadër.

“Ne do të fillojmë shumë shpejt me shtëpitë e reja. Në fakt, i kishim në dorë si procedurë, vetëm se na ndodhi epidemia që na vonoi pak, por jo shumë. Kështu që, do ta kapim pranverën me fillimin e shtëpive të reja. Do fillojmë të parët me ata që janë në çadër dhe në kontenierë. Pastaj, kush është me qira, pret, sepse brenda është, me shtëpi të rregullt. Jemi duke parë gjithë dosjet dhe t’i japim prioritet kush është më nevojtar. Pra, kush është në çadër, kush është në kontenier sepse vetëm kështu e zgjidhim”, tha Veliaj.

Krahas familjeve që janë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tirancës vijojnë çdo ditë me shpërndarjen pranë banesave të pakove ushqimore për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe për ata që janë në listat e ndihmës ekonomike. /e.s/

Next Post
“Mbyll fasoneritë dhe call centers për 4 javë”, Basha i propozon Ramës disa masa alternative

“Mbyll fasoneritë dhe call centers për 4 javë”, Basha i propozon Ramës disa masa alternative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com