• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon përshkallëzimi i krizës qeveritare në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Koha është për ndryshime

by Java News
10/11/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Mal të Zi vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshtjet në radhët e shumicës. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq që është dhe Kryetari i partisë më të madhe opozitare (PDS) vlerëson, se është koha për ndryshime dhe se “duhet të përpiqemi për një shumicë më të gjerë për të thyer më lehtë rezistencën që çdo qeveri dhe politikë has kur dëshiron të emancipojë shoqërinë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në periudhën e ardhshme të tregojmë gatishmëri për të zgjeruar kapacitetet tona të koalicionit, për të krijuar kushte për krijimin e shumicës më të gjerë dhe më të fuqishme pro-evropiane në Mal të Zi”.

Sipas Gjukanoviq mazhoranca aktuale në pushtet dëshiron ta kthejë Malin e Zi “dekada, ndoshta edhe shekuj prapa”.

“Mendoj se ata duan të na kthejnë në Mesjetë dhe të zgjidhin sfidat aktuale me të cilat përballet njerëzimi modern me dogma fetare nga Mesjeta”, duke shtuar se “Mali i Zi nuk ka nevojë për këtë.

Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit të vitit teëkaluar pas 30 vitesh, Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) dhe partnerët e saj të koalicionit kaluan në opozitë, me një deputet më pak se koalicioni i tanishëm tre anëtarësh i kryesuar nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, që mbështesin qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Derisa shumica qeveritare në Mal të Zi tenton që deri në fund të kësaj jave (të premten me 12 nëntor) të gjejë një zgjidhje për vazhdimin e qeverisjes, në radhët e opozitës po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Montenegro Sitzung im ParlamentDebat në parlamentin e Malit të Zi

Analisti i zhvillimeve polikike në Mal të Zi Zlatko Vujoviq thotë për Deutsche Welle-n, se tashmë është e qartë se shumica parlamentare nuk mund të arrijë një konsensus, qoftë edhe për gjërat elementare. Ndaj tash sa muaj flitet për rikompozimin e skenës politike ose mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Një opsion është formimi i qeverisë së pakicës e kombinuar me ekspertë dhe politikanë, ose vetëm qeveri politike, e cila do të kishte përkrahjen e opozitës që do të krijonte kushtet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, e me këtë do t’i jepej fund krizës politike” nënvizon Vujoviq.

Hatixhe Gjoni

Shqiptarët në pushtetin e ri – jo me ç’do kusht dhe jo me këdo

Në radhët e opozitës aktuale janë dy deputetë të koalicioneve shqiptare.

Për politikanen shqiptare, Hatixhe Gjoni ,,Situata politike në Mal të Zi që nga 30 gushti i vitit të kaluar është me shumë trazira politike brenda radhëve të koalicionit qeveritar dhe për çdo kënd është vështirë të parashikojë se cili variant mund të sjellë stabilitet në Mal të Zi.”

Ajo çfarë paraqitet si mundësi është formimi i një koalicioni të zgjeruar i përbërë nga disa parti të pushtetit aktual që do të inkuadronin dhe parti të tjera politike. Këto parti, thotë për Deutsche Welle-n Hatixhe Gjoni, duhet të kenë një platformë të përbashkët ku në fokus do të ishte shteti i Malit të Zi, integrimet evropiane, NATO, etj.

Politikanja shqiptare, Hatixhe Gjoni është e mendimit, se partitë shqiptare edhe pakicat e tjera në Mal të Zi është mirë të jenë pjesë e pushtetit, por jo pjesë e pushtetit me çdo kusht ose me çdo kënd.

DW

Next Post
Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në këtë qytet, paralajmërohet valë pastrimesh të shumicës së drejtorëve

Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në këtë qytet, paralajmërohet valë pastrimesh të shumicës së drejtorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com