• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon pastrimi i ‘Bregut të Lumit’, Veliaj dhe Kumbaro i bashkohen aksionit

by A R
14/11/2021 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh një aksion të madh për pastrimin e zonës së Bregut të Lumit. Aksionit për të larguar mbetjet e hedhura pa kriter këtë të diel iu bashkuan edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Ndotja ndodh nga banorët e zonës. Është për të ardhur keq sepse ky komunitet ka parë investimin më të madh. I është rritur vlera e pronës vetëm nga fakti që lumi tani nuk përmbytet më. Para 6 vitesh përmbytja e lumit shkonte deri tek “Siri Kodra”. Sot është bërë një investim i jashtëzakonshëm, por duhet mirëmbajtur. Ne mund të bëjmë mijëra kilometra rrugë, infrastrukturë, por njeriu duhet të punojë me mentalitetin e tij, sepse vetëm kështu ia rrit vlerën kësaj prone, për të cilën është rritur interesi edhe për shkak të lagjeve të reja që po bëhen.”

Velija u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe të mos ndotin ambientin ku jetojnë.

“Ftesa për të gjithë qytetarët është: Kjo nuk fitohet me një aksion. Mos e bëni për Edi Ramën, mos e bëni për ministren, mos e bëni për kryetarin e bashkisë, por për fëmijët tuaj. Kur del fëmija dhe luan në një fushë me plehra, është ai i pari që impaktohet, është shëndeti i tij, është ajo që merr frymë, është ushqimi që ha”, vijoi më Veliaj, teksa paralajmëroi se do merren masa për këdo që ndot ambientin. “Ne do fillojmë të vëmë masa për të ruajtur fëmijën e banorit që hedh plehrat. Po vëmë masa, po gjobisim prindin, që të ruajmë fëmijën, sepse është e pamundur të vazhdohet kështu.”

Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se kjo iniciativë është në vazhdimin e një plani të pastrimit kombëtar që ka nisur një muaj më parë. Ky aksion i gjerë do të vazhdojë edhe ditët në vijim.

/a.r

Next Post
Krijohet njësia e Policisë Alpine, do ndërhyjë në zonat e thella malore të Shqipërisë

Krijohet njësia e Policisë Alpine, do ndërhyjë në zonat e thella malore të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com