Policia vijon kontrollet në terren në Krujë. Mësohet se në fshatin Bruz Mali, janë gjetur 1492 bimë kanabis sativa. Policia ka njoftuar se i ka asgjesuar ato. Po ashtu vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas policisë, kjo është vetëm faza e 21 e megaoperacionit “territori i pastër”. Në total, si rezultat i këtij aksioni janë asgjesuar 10 697 bimë kanabisi.
Uniformat blu thonë se do t’i vijojnë kontrollet në terren.
/a.r