Policia e Shtetit po vijon operacionin e gjerë antikanabis në zonën e Dukagjinit, koduar me emrin “Brashta”. Efektivët e policisë, të ndarë në 28 grupe, kanë asgjësuar deri në këto momente 147 parcela me 17 890 bimë narkotike, raporton TCH.
Parcelat variojnë nga 40 bimë deri në 200 bimë, ndërsa gjatësia e bimëve varion nga 60 centimetra në 240 centimetra.
Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka inspektuar forcat e policisë në terren, ku ka theksuar se operacioni do të vijojë në të gjithë territorin e Dukagjinit, bën me dije Top Channel.
Në këtë operacion janë përfshirë forcat RENEA, FNSH, dhe drejtoria e policisë së Shkodrës. Rreth 450 forca policie dhe 70 automejte do të krehin të gjithë territorin në zbulimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike.









